LAJMI I FUNDIT:

Peja eliminon Trepçën në dramën me heroizma të pabesueshme nga Reed (Foto)

Peja eliminon Trepçën në dramën me heroizma të pabesueshme nga Reed (Foto)

Peja e ka eliminuar Trepçën nga Liga Ballkanike me një fitore prej 80-75 pas vazhdimeve dramatike në një supersfidë të zhvilluar në Karagaçi, ku pa dyshim hero ishte amerikani Lamarcus Reed.

Atmosferë impozante mbretëroi në Pejë, ku të dyja tifozeritë të pranishme në palestrën “Karagaçi” u përkujdesën që e mërkura mbrëma të jetë një spektakël basketbollistik për t’ia pasur lakmi i gjithë ballkani.


Sfida mes Pejës dhe Trepçës në kuadër të Ligës Ballkanike filloi në mënyrë të baraspeshuar, dhe u mbyll në pjesë të parë me një epërsi prej vetëm një pikë të Pejës.

E balancuar sfida vazhdoi edhe në çerekun e tretë, ku Trepça u fut në periudhën e fundit me një epërsi prej katër pikësh.

Në fund të takimit u zhvillua një dramë e pa parë që moti në basketbollin kosovar.

Atmosferë impozante dhe ndeshje dramatike!

Trepça me epërsinë prej dy pikësh humb një aksion dhe lejon që Peja të barazojë rezultatin me anë të Lamarcus Reed i cili pasi vodhi një top me një ‘lay-up’ të lehtë arriti të finalizojë për rezultatin 64-64.

Në aksionin e radhës për mrekulli u krijua izolimi i kërkuar nga trajneri i Trepçës, i cili la të vetmuar në një koridor të hapur përballë koshit basketbollistin Montreal Scott, i cili me një ‘floater’ të thjeshtë arriti të finalizojë për 64-64 me vetëm 3 sekonda të mbetur në semafor.

Trajneri i Pejës kërkoi ‘time out’ duke kërkuar që me një pasim të kërkohet Reed dhe të finalizohet. Ndonëse Rundles e kishte të vështirë të gjente Reedin, një pasim i tij i lartë në të qindëtat e fundit të ndeshjes e pa Lamarcus Reedin i cili iu përgjigj me një lay up spektakolar për të mposhtur kohën dhe për të barazuar rezultatin në 64-64.

Publiku pejan i ekzaltuar ashtu si lojtarët e çuan ndeshjen në vazhdime, ku drama vazhdoi.

Në vazhdime po ashtu u zhvillua dramë, por ku në fund lojtarët e Trepçës nuk gjetën konkretizimin, me Lamarcus Reed i cili sërish u tregua i pagabueshëm atëherë kur iu nevojit më së shumti ekipit.

Në anën tjetër me 14 sekonda të mbetur e shtatë sekonda aksion për Pejën me tri pikë disavantazh, Montreal Scott bëri faull duke mos e kuptuar trajnerin Papadopolous në time out, me çka e nervozoi këtë të fundit dhe e humbi lojën pasi Rundles u tregua i sakt në gjuajtjet e tij.

Më efikas në këtë takim ishte Rundles me 24 pikë, pasuar nga Dahlman me 14 pikë e pesë kërcime dhe Lamarcus Reed me 11 pikë e 5 kërcime.

Te Trepça u dallua Montreal Scott me triple double fantastik prej 16 pikë, 12 kërcime dhe 11 asistime, i pasuar nga Stutz me 13 pikë e Besnik Azemi me 12 pikë.

Me këtë fitore Peja siguron plasmanin tutje dhe aktualisht është skuadra e vetme që ka siguruar fazën tjetër të Ligës Ballkanike pasi Trepça dhe Prishtina tashmë janë përshëndetur nga kjo garë.

Bashkimi mund të bëhet skuadra e dytë që kalon tutje, por vetëm nëse mposhtë malazezët e Teodos në Prizren në ndeshjen vendimtare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”

Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”

La Liga
U tha se do të shkarkohej pas finales së FA Cup, Ten Hag sqaron të ardhmen e tij

U tha se do të shkarkohej pas finales së FA Cup, Ten Hag sqaron të ardhmen e tij

Premier League
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale

Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale

Bundesliga
Granit Xhaka shënon një super gol nga 30 metra distancë në finalen e Kupës së Gjermanisë

Granit Xhaka shënon një super gol nga 30 metra distancë në finalen e Kupës së Gjermanisë

Bundesliga
Conte te Napoli kërkon tre ish yjet e Serie A dhe garanci për blerjen e tyre

Conte te Napoli kërkon tre ish yjet e Serie A dhe garanci për blerjen e tyre

Serie A

"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin

La Liga
Kalo në kategori