LAJMI I FUNDIT:

Peja dhe Trepça zhvillojnë sot ndeshjet e fundit në grupet e FIBA Europe Cup

Peja dhe Trepça zhvillojnë sot ndeshjet e fundit në grupet e FIBA Europe Cup

Peja dhe Trepça do t’i zhvillojnë ndeshjet e fundit në grupet e FIBA Europe Cup.

Peja do të përballet me skuadrën polake, PGE Spojnia Stargard, që e kishte mundur si mysafir me rezultat 79:83.


Kampionët e Kosovës dhe skuadra polake kanë nga dy fitore e tri humbje dhe është dueli direkt për vendin e dytë.

FIBA Europe Cup ka njoftuar se nga dhjetë grupe, liderët dhe gjashtë më të mirat nga vendet e dyta do të kualifikohen tutje.

Niners është kualifikuar si lidere me pesë fitore në pesë ndeshje, kurse Peja mund të kualifikohet me fitore si e dyta, por varet edhe nga skuadrat tjera të dyta në grupet tjera. Rezultatet me vendet e fundit në grup nuk merren parasysh për kualifikim tutje.

Ndërkohë, mitrovicasit do të përballen me BCM Gravelines Dunkerque.

‘Xehetarët’ nuk kanë gjasa për kualifikim, pasi kanë tri humbje në tri ndeshje, ndërsa francezët kanë dy fitore e një humbje. Lidere është ZZ Leiden me tri fitore e një humbje. /Telegrafi/ 

Orari

19:00 Trepça- BCM Gravelines Dunkerque

19:00 Peja- PGE Spojnia Stargard

Në trend Sport

Më shumë
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

Premier League
Kalo në kategori