Përkundër se ia nisën mirë, prizrenasit me kohë ranë nga loja, derisa pejanët vazhduan ngritjen dhe në fundi fituan me 23 pikë epërsi, njofton Borozani.

Slloveni Jan Mocnik edhe njëherë është treguar i jashtëzakonshëm për ekipin e Boris Kurtovicit me double-double impresiv prej 25 pikëve dhe 12 asistimeve.


Ai u ndihmua edhe nga Samir Shaptahovic dhe Drilon Hajrizi - që gjithashtu arritën shifrën e njëzetë e më shumë pikëve në ndeshje.

Bashkimi ishte rival për Pejën vetëm gjatë çerekut të parë të ndeshjes, ku u dallua Endrit Hysenagolli dhe amerikani Tom Tankelewitz.

telegrafi sport app