LAJMI I FUNDIT:

Pedagogët në Shqipëri paralajmërojnë protesta të përditshme: Fjalën e fundit e presim nga Rama

Pedagogët në Shqipëri paralajmërojnë protesta të përditshme: Fjalën e fundit e presim nga Rama

Pedagogët në Universitetin e Tiranës kanë bojkotuar mësimin këtë të hënë, në ditën e parë të nisjes së procesit mësimor.

Prej javësh ata kërkojnë rritje të pagës me 50 për qind, pasi siç shprehen pagat aktuale nuk ua mundësojnë kërkimin shkencor.


Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi tha për mediat se bojkoti do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave.

Ai theksoi se protestat do të jenë të përditshme përballë Politeknikut për t’u zhvendosur përballë qeverisë.

Kovaçi u shpreh se kanë të gjithë mbështetjen e studentëve pasi interesat në këtë protestë janë të përbashkëta.

“Studentët kanë mbështetur grevën e pedagogëve, qëllimi është i përbashkët. Duam që qeveria të kthejë sytë nga universiteti. Fjalën e fundit duhet ta thotë kryeministri, nuk mendojmë që përmes ministres Kushi mund të përmbushim kërkesat tona”, u shpreh pedagogu.

Më 5 tetor, ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se qeveria ka vendosur që pagat e pedagogëve të rriten me 15 për qind, nga të cilat 7 për qind do të mbulohen nga buxheti i shtetit.

“Universitetet me autonominë që gëzojnë mund të propozojnë rritje mbi kufirin minimal, të cilën mund ta mbulojnë me të ardhurat e tyre”, u shpreh ministrja. /Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Lajme
Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti

Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti

Kronika e Zezë
Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi

Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi

Lajme
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Politikë
Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

Kronika e Zezë
Kalo në kategori