LAJMI I FUNDIT:

Peci viziton familjen Ademi nga Vushtrria, të cilët janë përfitues të grantit në vlerë prej 90 mijë euro

Peci viziton familjen Ademi nga Vushtrria, të cilët janë përfitues të grantit në vlerë prej 90 mijë euro

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka vizituar familjen Ademi nga Pestova e Vushtrrisë, të cilët janë përfitues të grantit në vlerë prej 90 mijë euro.

Peci thotë se fermerët e Komunës së Vushtrrisë përgjatë qeverisjes së tyre gëzojnë një shifër të përkrahjes rekord përmes granteve dhe subvencioneve, transmeton Telegrafi.

“Mikpritja e ngrohtë e fermerëve ka qenë frymëzim i imi që të jem me ta çdo fundjavë. Familja Ademi nga tash e tutje 30ha tokë i punon me mekanizmin e ri bujqësor, si përfitues të grantit në vlerë prej 90,000 eurove. Nga 30ha tokë të punueshme, në 25ha kultivojnë pataten duke i kontribuuar zinxhirit ekonomik e duke e theksuar edhe më shumë pataten si një kulturë tashmë identitare për rajonin e Vushtrrisë”, shkruan ministri në Facebook.


Tutje, ai ka shkruar se gjatë qeverisjes së tyre ka mbizotëruar dinjiteti i fermerit e meritokracia në vlerësim.

“Nëse gjatë qeverisjeve tjera familjes Ademi iu kërkoheshin kritere të pashkruara për të qenë përfitues, gjatë qeverisjes sonë ka mbizotëruar dinjiteti i fermerit e meritokracia në vlerësim. E kush është skeptik për këtë që po e them, le të bisedojnë me anëtarët e kësaj familje pasi që kanë çka tregojnë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania

Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania "Red Mill" del me një sqarim

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Rama

Rama "merr në dorë" Bashkinë e Tiranës, çdo mëngjes mbledhje me stafin

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Sylejman Selimi: Adem Jashari ka qenë kryesori, s’ka marrë urdhra nga Shtabi i Përgjithshëm

Sylejman Selimi: Adem Jashari ka qenë kryesori, s’ka marrë urdhra nga Shtabi i Përgjithshëm

Lajme
Kalo në kategori