Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë, Arben Mustafa, e ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës pas publikimit të koeficientit të pagave në vlerë 105 euro.
Mustafa në një konferencë për media tha se Qeveria e Kosovës sot ka goditur edhe një herë standardin e jetesës të shumë qytetarëve të Kosovës duke paraqitur një koeficient të pagave që nuk i përmbushë nevojat e tyre.
“Me këtë koeficient shumë kategorive të rëndësishme të punonjësve publikë nuk i ofrohet një pagë dinjitoze, ndërsa shumë të tjerave madje u zvogëlohen pagat mu në këtë periudhë të rëndë të krizës. Është vështirë e kuptueshme sjellja e një qeverie e cila në periudhën më të vështirë ekonomike në të cilën po kalon vendi, si pasojë e rritjes enorme të çmimeve, ndërmerr veprime të njëpasnjëshme që rëndojnë dhe nuk ndihmojnë gjendjen financiare të qytetarëve. Ende pa kaluar tronditja nga shtrenjtimi i faturave të tatimit në pronë, kjo qeveri ndërmerr një goditje tjetër, atë të ndëshkimit me pagë të kategorive të ndryshme të punonjësve të sektorit publik, duke lënë kështu qytetarët në pasiguri të lartë se cilat do të jenë veprimet e radhës të kësaj qeverie”, tha ai.
Prandaj, PDK do të propozojë amandamentimin e Ligjit për Buxhetin, me kërkesën për rritje të koeficientit në vlerën prej 120 euro.
“Gjatë kësaj qeverisje, rritje substanciale kanë shënuar vetëm çmimet dhe emigrimi, por jo edhe standardi i jetesës së qytetarëve. Për Partinë Demokratike të Kosovës, çdo koeficient page nën 120 euro vetëm se rritë degradimin që ka kapluar standardin e jetesës në Kosovë dhe kontribuon në humbjen e mëtejme të shpresës për një jetë të dinjitetshme në Kosovë. Partia Demokratike e Kosovës do të propozoj amandament në Ligjin për Buxhetin, me kërkesën për rritje të koeficientit në vlerën 120 euro”, njoftoi Mustafa.
Mustafa konsideron që vlera e koeficientit të pagave e paraqitur sot nga qeveria Kurti, jo vetëm që do të përkeqësojë mirëqenien e shumë kategorive të qytetarëve, por do t’i nxisë profesionistët të ikin nga sektori publik.
“Kemi një qeveri e cila tiparin më të dalluar e ka propagandën, por që assesi nuk po arrin të lë gjurmë në rritjen e përgjithshme të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës. Kjo politikë e pagave, përveç se do të përkeqësojë mirëqenien e shumë kategorive të qytetarëve, po ashtu do të ndikojë negativisht në cilësinë e shumë institucioneve duke i nxitur profesionistët që të ikin nga sektori publik”, theksoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Brenda ambienteve të CineStar – kinemaja më e madhe në Evropën Juglindore hap dyert në Kosovë: Thjesht Wow!

A e dini cili ishte vizatimi më i madh në Kosovë për festën e 1 Qershorit

ASK publikon statistikat, sërish regjistrohet rritje e çmimeve të importit

Brenda ambienteve të CineStar - kinemaja më e madhe në Evropën Juglindore hap dyert në Kosovë: Thjesht Wow!

Përjetoni qetësinë malore dhe shijoni vilat luksoze “Two Friends” duke u bërë njëri nga pronarët e tyre

Ma lirë s’ka – me 3 euro nga Albi Mall në qendër të Prishtinës përmes Shoferi Im dhe City Taxi

A e dini cili ishte vizatimi më i madh në Kosovë për festën e 1 Qershorit

Hapja e Cinestar Megaplex në Prishtina Mall! Sot në ora 15 kinemaja më e madhe dhe më e bukur në Evropën Juglindore hap dyert

Aeroporti "Adem Jashari" do të zgjerohet, miratohet shtimi i katër portave të reja

AutoMita shpk

Shield Recruitment & HR SHPK

Telegrafi

Tregu.Biz

Scopic Software

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas
Më të lexuarat

Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo

Babai i Kvaratskhelia zbulon klubin që Khvicha ëndërron të luajë

"Lojtarët që kryejnë marrëdhënie seksuale katër herë në muaj nuk mund të luajnë për mua" - Simeone me mendim që ka befasuar shumëkënd

Kurti: Me Escobarin dhe Lajçakun do të flasim për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme në veri

Rita Ora dhe Taika Waititi shkëlqejnë në një fotosesion për Vogue Australia - zbulojnë detaje rreth romancës dhe martesës së tyre

Cristiano Ronaldo zbulon ndryshimin kryesor me të cilin duhej të mësohej në Arabinë Saudite