LAJMI I FUNDIT:

PDK nikoqire e Partive Liberale: Miratojnë Deklaratën në mbështetje të liberalizimit të vizave dhe statusit kandidat për Kosovën

PDK nikoqire e Partive Liberale: Miratojnë Deklaratën në mbështetje të liberalizimit të vizave dhe statusit kandidat për Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi ishte nikoqir i takimit të Rrjetit të Partive Liberale të Evropës Juglindore (LIBSEEN), pas anëtarësimit të PDK-së në këtë rrjet në muajin maj të këtij viti.

Në Prishtinë, në takimin e Komitetit Drejtues të LIBSEEN, pjesëmarrës ishin përfaqësuesit e partive kryesore liberale të Kroacisë, Sllovenisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi etj.


Në këtë takim, i cili mblodhi partitë e Evropës Juglindore të cilat ndajnë vlera liberale dhe demokratike, me propozimin e PDK-së si anëtare, Komiteti ka miratuar Deklaratën për Mbështetjen e Liberalizimit të Vizave dhe Statusit Kandidat për Kosovën.

“Pasi ka hyrë në fazën vendimtare të vendimmarrjes, LIBSEEN bën thirrje për miratimin urgjent nga Këshilli Evropian të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës në përputhje me propozimin e Komisionit Evropian të datës 18 korrik 2018, bazuar në përmbushjen e të gjitha 95 kritereve. Kujtojmë qëndrimin e Parlamentit Evropian në favor të liberalizimit të vizave të 28 marsit 2019 dhe thirrjet pasuese në rezolutat që kanë të bëjnë me Kosovën”, thuhet në Deklaratën e miratuar nga LIBSEEN në Prishtinë.

Më tej, LIBSEEN konsideron se heqja e barrës financiare dhe administrative të vizave do të ndikojë ndjeshëm dhe drejtpërdrejt në kontaktin mes njerëzve dhe kështu do të nxisë më shumë shkëmbime akademike, kulturore dhe biznesore ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se kjo Deklaratë, e miratuar sot në Prishtinë nga Rrjeti i Partive Liberale të Evropës Juglindore, është e rëndësishme dhe ndihmuese për përmbylljen e procesit të tejzgjatur, por të merituar, për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.

“Sot miratuam një deklaratë të përbashkët, e cila adreson perspektivën evropiane të Kosovës, duke përfshirë edhe mbështetjen absolute për liberalizimin e vizave, por edhe aplikimin e Kosovës për të marrë statusin e kandidatit. Kisha kënaqësinë që bashkë me koordinatorin zotëri Jakiç nga Sllovenia të diskutojmë edhe për tema që lidhen me shtete të veçanta të rajonin, duke përfunduar edhe me mbështetjen e tyre të madhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në partinë Aleanca Liberale e Demokratëve të Evropës, që presim të ndodh gjatë këtij viti”, ka thënë Krasniqi.

Kryesuesi i LIBSEEN, Roman Jakiç nga Sllovenia, ish-eurodeputet dhe ish-Ministër i Mbrojtjes së Sllovenisë, ka thënë se përmes kësaj deklarate synohet ti dërgohet një mesazh i qartë organeve vendimmarrëse të Bashkimit Evropian që urgjentisht të veprojnë në liberalizimin e vizave dhe dhënien e statusit kandidat për Kosovën.

“Është me të vërtetë e turpshme që Evropa të mos e realizojë atë që i kemi premtuar popullit të Kosovës, dhe së dyti, kemi diskutuar që Kosova të aplikojë për statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian. Sepse pas ditës së djeshme ku Bosnja dhe Hercegovina mori, le të themi rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian, drejtuar Këshillit për këtë, ne nuk duam të shohim vetëm shtetin e Kosovës jashtë këtij procesi. Pra, mendoj se Kosova mund të fillojë, duhet të fillojë, gjithsesi duhet të fillojë edhe procesin e anëtarësimit, dhe të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Jakiç.

PDK u anëtarësua me të drejta të plota në Rrjetin e Partive Liberale të Evropës Juglindore më 14 maj të vitit 2022, në takimin e Komitetit Drejtues të mbajtur në Sarajevë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori