LAJMI I FUNDIT:

PDK mbështet shkarkimin e Bordit të ZRRE-së

PDK mbështet shkarkimin e Bordit të ZRRE-së

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se si grup parlamentar e mbështesin mocionin e LDK-së për shkarkimin e bordit të ZRRE-së.

“Ky bord i cili nuk respekton vendimet e gjykatave të Kosovës, që kanë konstatuar shkelje të këtij bordi me rastin e tarifimit të energjisë me çmime të larta, ky bord më së paku do të duhej të dorëhiqej”, ka thënë Deliu-Kodra.


Ajo ka shtuar se ky bord është zgjedhur nga shumica parlamentare i propozuar nga Qeveria Kurti dhe kërkesat i ka pasur në harmoni të plotë me propozimet e qeverisë.

Zemaj: Bordi i ZRRE-së duhet të shkarkohet, nuk janë transparent
Lexo po ashtu Zemaj: Bordi i ZRRE-së duhet të shkarkohet, nuk janë transparent

“Ne e dimë që edhe ky mocion sot do të dështoj sepse deputetët e mazhorancës nuk do të zgjedhin që ti shkaktojnë bordin e ZRRE që ka marrë vendime në dëm të rreth 400 mijë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Deliu-Kodra.

Ajo ka thënë se PDK javën e ardhshme do të dorëzoj në Gjykatën Kushtetuese, vendimin e Gjykatës Supreme.

“Ne nuk do të ndalemi, do ta vazhdojmë rrugën ligjore e juridike për të mbrojtur qytetarët e Kosovës”, ka thënë Deliu-Kodra. /Telegrafi/