LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Bordi i ZRRE-së duhet të shkarkohet, nuk janë transparent

Zemaj: Bordi i ZRRE-së duhet të shkarkohet, nuk janë transparent
Foto: Arkiv

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj tha sot para Kuvendit të Kosovës se Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë nuk ishte transparent dhe se nuk ka arritur t’i përmbushë objektivat.

Zemaj para deputetëve tha më tej se bordi i ZRRE-së në mënyrë të padrejtë ka bërë shtrenjtimin e energjisë dhe nuk ka arritur t’i përmbushë detyrat që i takojnë.


“Qytetarët e vendit janë duke paguar këtë papërgjegjësi dhe për këtë arsye edhe me shkrim ju kemi drejtuar që ky bord të shkarkohet dhe të emërohet një bord profesional dhe i pavarur nga politike”, tha më tej deputeti i LDK-së.

Ai më tej tha se qytetarët nuk duhet të ndëshkohen, aq më tepër duke pasur parasysh rritjen e çmimeve. /Telegrafi/