LAJMI I FUNDIT:

PDK: Haskuka po e degradon arsimin në Prizren

PDK: Haskuka po e degradon arsimin në Prizren

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren ka shprehur shqetësimin e saj ndaj fushatës, siç thanë që e ka ndërmarrë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ndaj drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të disa shkollave, për ndërprerjen e marrëdhënies së punës në pozitat udhëheqëse, si dhe për emërimin pa konkurs të disa mësimdhënësve tjerë, pa kritere e sipas preferencave politike të partisë në pushtet, Vetëvendosjes!

PDK thekson se Vetëvendosje që kundërshtonte shkarkimin e qeverisë në kohë pandemie, tani vet po vepron në mënyrë të njëjtë ndaj shkollave, duke larguar drejtorët në prag të fillimit të vitit shkollor, dhe këtë veprim po e bën në mënyrë selektive.


“Haskuka, në vend se t’i ftonte drejtorët për konsulta, rreth fillimit të vitit të ri shkollor në këtë kohë të paqartë, dhe t’i falenderonte për angazhimin gjatë pandemisë, ai në formë të vrazhdë, me anë të zarfeve të dërguar përmes korrierëve të komunës, i ka njoftuar ata për ndërprerjen e detyrës. Nga kjo shihet qartë se ky është një veprim politik, që demanton premtimet e Haksukës, për depolitizimin e arsimit, ndërsa DKA nuk ka vepruar sipas Ligjit për Arsimin Parauniversitar, udhëzimit administrativ  15/19, në të cilin parashihet shpallja e konkursit 3 muaj para skadimit të kontratës ose të vazhdimit të kontratës, bazuar në performancën e treguar të menaxherëve të shkollave”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Sipas PDK-së, përveç kësaj, Haskuka vetëm ka njoftuar nga distanca drejtorët për ndërprerje të pozitës, pa u ofruar atyre njëkohësisht kontratën konkrete për vendin e ri të punës, që sipas ligjit të referuar nga vetë ai e ka obligim, e madje nuk ka dhënë asnjë datë se deri kur do të zgjidhet kjo çështje.

“Paradoksi edhe më i madh është arsyetimi i Haskukës se drejtorët nuk janë shkarkuar, por se atyre u ka skaduar kontrata, ndërsa shtrohet pyetja pse atëherë nuk janë larguar të gjithë në pako në 16 shkolla, por në mënyre selektive vetëm disa. A është aplikuar si zakonisht edhe në këtë rast standard i dyfishtë nga Hasksuka?”.

Sipas PDK-së, këto dhe shumë të tjera tregojnë se Drejtoria e Arsimit në Prizren, nga viti 2018 po përballet me sfidën e rekrutimit të menaxherëve të shkollave, prandaj edhe shumica e tyre janë me ushtrues detyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori