LAJMI I FUNDIT:

PDK dhe AAK synojnë rrëzimin e Qeverisë Kurti në vjeshtë, LVV i quan dëshira opozitare

PDK dhe AAK synojnë rrëzimin e Qeverisë Kurti në vjeshtë, LVV i quan dëshira opozitare

Dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës besojnë se në vjeshtë do të ketë situatë të re politike. Sipas deputetëve të këtyre partive një koordinim i opozitës është i nevojshëm në mënyrë që të rrëzohet Qeveria Kurti.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se duhet të ketë koordinim rreth një mocioni të mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti.


“Duhet me fuqizu mocionin në mënyrë që mocioni me arrit qëllimin për të cilin është bërë. Vjeshta do të jetë rrethanë e re në mënyrë që opozita të koordinohet dhe të shohë se në çfarë mënyrë do ta parashtrohet mocioni, i cili e bën të mundur shkuarjen në zgjedhje të parakohshme”, tha ajo.

Deliu tha se deri tani nuk kanë pasur diskutime ndërmjet partive opozitare lidhur me mocion, por që beson që vjeshta do të jetë një mundësi e re për këtë koordinim.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra

Kurse, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka thënë se qëllimi i opozitës është që sa më shpejtë ta rrëzojë Qeverinë.

“Opozita e ka një qëllim që sa më shpejt ta dërgojë këtë qeveri në shtëpi, sepse po i bën dëm Kosovës.  Duhet të ketë një koordinim sepse për mocion na duhen 61 vota për më rrëzu këtë qeveri”, tha ajo për Telegrafin.

Kadrijaj u shpreh më tej se deputetët e opozitës duhet të japin nënshkrimet për mocionin e mosbesimit.

“Do të punojmë në këtë drejtim, dhe unë mendoj që edhe partitë tjera opozitare nuk do të hezitojnë për t’i dhënë nënshkrimet, por duhet një angazhim maksimal, pasi që na duhen vota që kjo qeveri të shkon në shtëpi. Siç e dini deputetët janë në pushim dhe Kuvendi është në pushim vjetor”, potencoi ajo.

Sipas deputetes Kadrijaj, Qeveria Kurti po shkakton vetëm dëme vendit, prandaj zgjidhja e duhur është rrëzimi dhe shkuarje në zgjedhje të reja parlamentare.

“Të gjitha partitë opozitare i kanë dhënë qëndrimet lidhur me situatën, duke ditur se në çfarë gjendje po shkon vendi, duke i ditur të gjitha dështimet që i ka pasur kjo qeveri, afera “zdravo”, afera me vajin dhe izolimi i Kosovës. Shkëputja e bashkëpunimit me aleatë qoftë me Bashkimin Evropian, qoftë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, situata në veri, mos-koordimi me faktorin ndërkombëtar dhe as me partitë politike”, pohoi ajo.

Si  përfundim, Kadrijaj tha “të gjitha veprime të kësaj qeveria janë duke i bërë dëm Kosovës, sa më parë që kjo qeveri të shkon në shtëpi është më mirë për Kosovën”.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj

Lidhur me ngritjen e një mocioni mosbesimi, Telegrafi ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, por të njëjtit nuk janë përgjigjur deri tani.

Në anën tjetër, LVV i quan dëshira deklarimet e opozitës për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi tha për Telegrafin se nuk përzihet në dëshirat e tyre.

“Nuk mund të përzihem në dëshira opozitare. Ata janë të lirë në dëshirat e tyre”, u shpreh ai.

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë mund të ngrihet me propozimin e një të tretës (1/3) të të gjithë deputetëve të Kuvendit.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, mocioni i mosbesimit vihet në rendin e ditë të Kuvendit, jo më vonë se pesë  ditë e as më herët se dy  ditë nga data e parashtrimit të tij.

Konsiderohet se mocioni i mosbesimit është pranuar, nëse për të kanë votuar shumica e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Nëse mocioni i mosbesimit dështon, mocioni tjetër i mosbesimit nuk mund të ringrihet gjatë nëntëdhjetë (90) ditëve të ardhshme. Nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje”, thuhet në Kushtetutën e Kosovës.

Ndryshe, Grupi Parlamentar i PDK-së në Kuvend ka 18 deputetë, LDK ka 16 deputetë, AAK ka 8 deputetë, komunitetet kanë  po ashtu 8 përfaqësues si dhe pa grup parlamentar janë 14 deputetë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Lajme
Kalo në kategori