Partia Demokratike (PD) ka reaguar sërish këtë të martë me anë të Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, Grida Duma, për foton e Kryeministrit Edi Rama me presidentin amerikan Barack Obama.
Duma tha se Edi Rama ndodhet prej dy javësh nën akuzë, por hesht, nuk jep asnjë sqarim.
“Shtetasi i huaj numër 2, ose Edi Rama, që sipas FBI-së amerikane ka përfituar nga krimi federal i futjes së paligjshme të 80 mijë dollarëve në fushatën e Obamës, prej dy javësh ndodhet publikisht nën akuzë, por hesht, nuk jep asnjë sqarim. Shtetasi i huaj numër 2, doli nga hetimet që u bënë ndaj Bilal Shehut në Amerikë, i cili u përdor nga Edi Rama për t’i mundësuar në tetor të vitit 2012 një foto me presidentin Obama, foto që e përdori në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2013 ku erdhi në pushtet”, theksoi ajo.
Grida Duma akuzon se Edi Rama hesht pasi nuk tregon dot burimin e 80 mijë dollarëve. “Pse nuk e tregon dot Edi Rama se nga erdhën 80 mijë dollarët, kush është burimi, kush është donatori? A janë ato para të pista, para droge, para trafiku, para biznesi kriminal? Është kjo arsyeja pse Edi Rama hesht?”.
Megjithatë, sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD shprehet se “shtetasi i huaj numër 2”, siç e quan ajo, nuk i ka bërë mirë llogaritë. “Heshtja nuk e ndihmon të mbyllë skandalin, siç shpreson. Përkundrazi, e rëndon edhe më shumë pozicionin e tij, dhe kjo heshtje vërteton se krimin federal, Edi Rama e investoi me një tjetër krim, me futjen e parave të pisëta në fushatën presidenciale të Amerikës”, shprehet Duma. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës
"Trupin e recepsionistit do ta digjnim në furrë", dëshmi tronditëse për vrasjen në Dhërmi
Osmani takon zv/presidenten amerikane Harris: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur amerikane
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Dikur ishin refuzuar, tani janë lojtarë kyç: Gjashtë yje, një shqiptar mes tyre që mund të shkëlqejnë në Euro 2024
Hehir: Deklarata e Hillit, shembulli i fundit i qëndrimeve të tija pro-serbe
Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi
Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier
Topi i goditur nga Wirtz përfundoi në portë me një shpejtësi marramendëse
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit