LAJMI I FUNDIT:

PD-LSI: Të largohet Rama. Prokuroria të hetojë Tahirin

PD-LSI: Të largohet Rama. Prokuroria të hetojë Tahirin

Opozita shpalli sot krijimin e Frontit të Bashkuar Opozitar kundër krimit dhe kërkesat i kanë të qarta: largimin e kryeministrit Edi Rama, si përgjegjësi kryesor i lidhjeve të krimit me Qeverinë, krijimin e një qeverie të antimafias dhe reformës zgjedhore me mandat të përcaktuar që të çojë vendin drejt zgjedhjeve për të rivendosur legjitimitetin.

Ky front opozitar shpreh gjithashtu mbështetjen për zbatimin e reformës në drejtësi, për të siguruar dekriminalizimin e politikes dhe ndëshkimin e drejtuesve të lartë të shtetit të implikuar në afera korruptive, pasuruar në mënyrë të paligjshme, të lidhur me krimin e narkotrafiqet.


Opozita e bashkuar i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm të nisë urgjent dhe të kryejë me shpejtësi, në përputhje me dispozitat kushtetuese e ligjore, hetimin për ish-ministrin Saimir Tahiri dhe në bashkëpunim me autoritetet homologe italiane dhe të tjerë, të kryejë të gjithë veprimet e nevojshme për të vënë para drejtësisë të gjithë individët e implikuar në trafikun e drogës dhe të armëve. Gjithashtu, të hetojë edhe lidhjet e ministrave të tjerë të kësaj Qeverie me trafiqet dhe implikimin e tyre në bashkëpunimin kriminal për blerjen e votës më 25 qershor.

Qëndrimin e përbashkët Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi e mbajtën edhe përpara mediave, pas takimit me partitë opozitare parlamentare dhe jo parlamentare, që zgjati rreth 1 orë e 30 minuta.

“Fronti i Bashkuar Opozitar kërkon largimin e Kryeministrit Rama, përfitues i drejtpërdrejt nga krimi dhe ministrat e tij të lidhur me krimin. Fronti i Bashkuar Opozitar kërkon krijimin e një qeveria antimafia. Çfarë do të bëjmë më tej? A mund t vazhdohet më kështu? A mund t’i besohet kësaj kupole në pushtet? A mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme me një mazhorancë të kapur nga krimi? Përgjigja për çdo shqiptar është, jo”, tha Basha.

“Ky front do nisë angazhimin e tij kundër narko-shtetit që përfaqësohet dhe drejtohet nga Edi Rama. E rëndësishme është që të gjitha partitë që morën pjesë ishin të shqetësuara nga situata në Shqipëri, për inkriminimin e shtetit dhe institucioneve. Kjo është fatkeqësia e një vendi, shteti dhe një kombi. Tryeza ishte një sinjal për opinionin publik, mediat dhe ata që bojkotuan zgjedhjet”, u shpreh Kryemadhi.

Basha dhe Kryemadhi nuk folën për protestat si një opsion i këtij fronti opozitar por kjo nuk do të jetë tryeza e vetme që do të bëjë bashkë opozitën në javët që vijnë. /Tch/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Lajme
Kalo në kategori