Kryetari i Partisë Demokratike në Vlorë, Moisi Meminaj, ishte në zonën ku dyshohet se është ulur një avion me lëndë narkotike, dhe u shpreh se ky nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një trafiku të vazhdueshëm droge të ndihmuar nga strukturat e shtetit.
Vendi ku dyshohet se është ulur avioni është mes fshatit Akerni dhe Poro në një rrugë e cila përshkohet vetëm nga makina të mëdha.
Në një prej parcelave të kësaj zone janë qarta gjurmë gomash të cilat nuk duken as si automjeti dhe as si motori, ndërkohë që banorët e zonës tregojnë se pikërisht në këtë vend është ulur dhe avioni.
Gjurmët janë në një vijë të drejtë dhe në një pikë duket se ka pasur një frenim të fortë. Ajo që bie në sy është se disa gjurmë janë të freskëta dhe disa më të vjetra, çka shton dyshimin se kjo lëvizje mund të mos ketë qenë e vetmja lëvizje e mjetit fluturues.
Kryetari i PD-së së Vlorës, Moisi Meminaj, tha në vendin e ngjarjes se kjo nuk është e vetmja herë kur është ulur një avion.
Që nga viti i kaluar dëshmitë flasin për dhjetra sinjalizime të uljes së mjeteve të tilla.
“Ka pasur shumë raste të tilla madje një herë kur e kapën një avion të tillë vitin e kaluar e lanë përsëri të lirë sepse e nxorën sikur avioni ishte pjesë e një filmi”, tha Meminaj, duke shtuar se, krimi ka gjetur mbështetjen e shtetit dhe ndaj lulëzon në këto forma trafiku i drogës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë