LAJMI I FUNDIT:

Pazari i Vjetër në Korçë, atraksion turistik i fundjavës

Pazari i Vjetër në Korçë, atraksion turistik i fundjavës

Korça e serenatave dhe me Pazarin e Vjetër dhe atraksionet e saj te shumta që ka në fundjavë ishte plot me vizitorë dhe turistë vendas e të huaj. Nëntori i ngrohtë ka mbushur pazarin e Korçës këtë fundjavë plot, ku nën shoqërinë e njëri-tjetrit vizitorët shijonin rrezet e diellit dhe pamjen e mrekullueshme të transformimit të këtij pazarin i cili duket sikur je në qendrën e një Parisi të vogël.

Pazari i Vjetër i Korçës është objekt me vlera të hershme historike, kulturore dhe artistike. Ai karakterizohet nga ndërtesa përgjithësisht një dhe dy katëshe, rrugica të ngushta e një stil ndërtimi që tërheq vëmendjen e vizitorëve. Në shekujt e kaluar pazari ka qenë vendi i shkëmbimeve të tregtarëve që vinin nga Turqia, Greqia, Trieste dhe Venecia.

Tregu me rreth 1 mijë dyqane arriti kulmin e tij gjatë fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX. Në strukturën urbanistike të qytetit, pazari krijonte një ansambël më vete, transmeton Atsh.

Të dy pjesët e pazarit që ndaheshin nga lumi lidheshin me ura të drunjta, ndërsa rruga kryesore që vinte nga qyteti, e kalonte lumin mbi një urë të gurtë me qemerë, sipër së cilës ngriheshin dyqane. Pazari është djegur tri herë, por është ndërtuar sërish. Tani Pazari vazhdon të funksionojë njëlloj si më parë dhe ka vlera kulturore e monumentale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori