LAJMI I FUNDIT:

Pavlopoulos: Vetoja ndaj Maqedonisë nuk është greke, por pozicion i Evropës

Pavlopoulos: Vetoja ndaj Maqedonisë nuk është greke, por pozicion i Evropës

Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, në një intervisët për televizionin grek ERT, në mes tjerash ka folur edhe për marrëdhëniet në mes Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe për veton e Greqisë për të ndaluar Maqedoninë të bëj hapa përpara në integrimin në BE dhe NATO. Ai në intervistë ka thënë se vetoja ndaj Maqedonisë nuk është greke, por është pozicion i Evropës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“FYROM dëshiron që të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, por a nuk e dijnë ata se e drejta evropiane e detyron çdo shtet që dëshiron të jetë pjesë e BE-së të mos ketë qëndrime iredentiste ndaj shteteve tjera. Sa i përket vetos, ajo është pozicion i Bashkimit Evropian dhe jo i Greqisë, për shkak se nuk i përmbushin kushtet e të drejtës evropiane”, ka thënë mes tjerash Pavlopoulos.


Ai gjithashtu ka përsëritur edhe një herë qëndrimin se Maqedonia është greke, dhe se Greqia do të vazhdojë edhe më tej të mbrojë historinë e saj./Telegrafi/