LAJMI I FUNDIT:

Pavlapoulos: Greqia mbështet Shkupin për në BE, por me respektim të parimeve evropiane

Pavlapoulos: Greqia mbështet Shkupin për në BE, por me respektim të parimeve evropiane

“Greqia mbështet anëtarësimin e Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë në BE, por me respektimin e parimeve evropiane”, deklaroi sot presidenti grek, Prokopis Pavlapoulos, në konferencën e përbashkët me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, me të cilin realizoi takim në Beograd.

“Nëse shteti përdor emër që e falsifikon historinë, kjo nuk është në pajtim me parimet evropiane. Nuk është e pranueshme që shteti të thotë – dua të futem në BE, ndërsa po shkelim kufinjtë. Kjo sjell irredentizëm dhe dëmton perspektivën evropiane, ndërsa Greqia këtë nuk mund ta mbështetë”, tha Pavlapoulos, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Kjo siç tha, ka të bëjë edhe me Shqipërinë, e cila gjithashtu sipas Pavlapoulos, duhet të respektojë vlerat evropiane nëse dëshiron anëtarësim në BE.

Pavlapoulos tha se Greqia kur bëhet fjalë për rrugën evropiane të shteteve ballkanike, sheh pozitivitet në anëtarësimin e tyre, por nën disa kushte të caktuara.

“Dëshirojmë që shtetet e Ballkanit të jenë pjesë e Unionit që të krijojmë këmbë juglindore në BE, e barabartë me pjesën tjetër”, tha presidenti amerikan./Telegrafi/