Brendi i njohur kinez si “akullorja e Hermesit” i është nënshtruar një testi të pazakontë.

Kjo akullore është djegur me shkrepëse, por për asnjë moment nuk filloi të shkrihet – madje as edhe një pikë e saj nuk u pa duke rënë.

Videoja “chirecream” që qëndron e ngrirë pavarësisht se i vihet flaka – është bërë virale në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

Një akullore tjetër nga arrat e kokosit e prodhuar nga e njëjta kompani “Zhong Xue Gao”, gjithashtu nuk është shkrirë pavarësisht se brenda dhomës temperatura kishte arritur në 31 gradë celsius.

E një akullore e tillë ka rritur shqetësimin e qytetarëve për atë çfarë mund të konsumojnë fëmijët e tyre – duke pasur dyshime se me çfarë materie mund të jetë bërë ajo.

Reklama
Reklama

Një akullore e tillë në tregun kinez që konsiderohet si një nga më të shtrenjtat, kushton 66 yuan apo 10 dollarë.

Por nga kjo kompani janë mundur të arsyetohen, duke thënë se produktet e tyre janë në një linjë me agjencitë që merren me verifikimin e produkteve ushqimore. /Telegrafi/