Gjermania mbyll tri centralet e saj të fundit bërthamore. Për të Gjelbrit është një ëndërr e realizuar. Në Azi, energjia bërthamore po përjeton një rilindje.
Në fund të marsit, ministrja gjermane e Mjedisit, Steffi Lemke që vjen nga të Gjelbrit i dha fund me pak fjalë një grindjeje që e kishte mbajtur vendin në pezull për shumë vite.
“Rreziqet e energjisë bërthamore në fund të fundit nuk janë të kontrollueshme dhe kjo është arsyeja pse braktisja graduale e energjisë bërthamore e bën vendin tonë më të sigurt dhe shmang mbetjet e reja bërthamore”, ka thënë Lemke.
Një tjetër zgjatje e shkurtër e mbajtjes së centraleve bërthamore
Më parë, energjia bërthamore u bë edhe njëherë objekt mosmarrëveshjeje. Në fakt, koalicioni qeveritar i përbërë nga SPD, të Gjelbrit dhe FDP kishte rënë dakord të respektonte braktisjen e energjisë bërthamore në Gjermani, të vendosur në vitin 2011.
Termocentralet e fundit bërthamore do të mbylleshin në fund të vitit 2022. Por, lufta e Rusisë kundër Ukrainës ndryshoi gjithçka, pasi furnizimet me gaz rus në Gjermani u ndërprenë dhe ekzistonte frika e mungesës së energjisë. Kancelari Olaf Scholz e imponoi vendimin e tij: zgjatje e periudhës së funksionimit të centraleve bërthamore deri në mes të prillit 2023.
Një mosmarrëveshje që ka zgjatur me dekada
Pak mosmarrëveshje i kanë polarizuar njerëzit, veçanërisht në Gjermaninë Perëndimore, për shumë dekada sa ajo për energjinë bërthamore. Më 17 qershor 1961, një central bërthamor gjerman, Kahl në Bavari, furnizoi për herë të parë me energji rrjetin publik.
Sot, tri termocentralet e fundit gjermane ende në shërbim, e ndërpresin përfundimisht furnizimin për rrjetin më 15 prill. Midis këtyre dy datave kanë kaluar 22,596 ditë dhe shumë debate të gjalla. Ndërkohë, 19 blloqe centralesh bërthamore gjermane kanë furnizuar deri në një të tretën e energjisë elektrike të vendit, herën e fundit rreth 20 vjet më parë.
Në republikën e vjetër Federale Gjermane, përpara bashkimit gjerman, kundërshtimi i energjisë bërthamore nxori në rrugë qindra mijëra të rinj, kryesisht në vitet 1970 dhe 1980. Fatkeqësia e Çernobilit në Bashkimin Sovjetik dukej se konfirmonte paralajmërimet për rreziqet e energjisë bërthamore. Por partitë politike në pushtet (CDU, CSU, SPD ose FDP) kanë mbështetur fuqimisht përdorimin e energjisë bërthamore për shumë dekada.
Energjia bërthamore në Evropë
Vendet e tjera evropiane kanë qenë më të shpejtë për të braktisur gradualisht energjinë bërthamore. Suedia ishte e para që vendosi t’i jepte fund energjisë bërthamore menjëherë pas Çernobilit. Italia gjithashtu vendosi në atë kohë të mbyllte dy termocentralet e saj të fundit bërthamore. Italia iu përmbajt vendimit të saj, ndërsa Suedia e anuloi vendimin e saj në vitin 1996. Sot, atje gjashtë termocentrale bërthamore prodhojnë rreth 30 për qind të nevojave për energji elektrike.
Vende të tjera evropiane si Holanda ose Polonia po planifikojnë një zgjerim të furnizimit me energji bërthamore, Belgjika po e shtyn mbylljen e planifikuar.
Me 57 reaktorë bërthamorë, Franca ka qenë gjithmonë prodhuesi kryesor i energjisë elektrike bërthamore dhe kështu do të mbetet. 13 nga 27 vendet e BE-së duan të përdorin energjinë bërthamore në vitet e ardhshme apo edhe të rrisin kapacitetin. Por shumë ekspertë dyshojnë se kjo do të ndodhë.
Braktisja e parë gjermane në vitin 2002
Në Gjermani, Jürgen Trittin, asokohe ministri i Mjedisit i të Gjelbërve, e imponoi vendimin e parë për të hequr dorë nga energjia bërthamore në vitin 2002. Ky vendim u zbut më vonë nga qeveritë pasuese, por fatkeqësia e tmerrshme bërthamore në Fukushima në Japoni në 2011 vulosi përfundimisht fatin e centraleve bërthamore gjermane. Kancelarja e asaj kohe Angela Merkel (CDU), vendosi fundin e energjisë bërthamore në Gjermani.
Trittini është edhe sot deputet i të Gjelbërve në Bundestag, dhe në një intervistë për DW për datën aktuale të mbylljes përfundimtare thotë se “është një ditë e rëndësishme, sepse shënon fundin e një historie, atë të përdorimit civil të energjisë bërthamore”.
“Ky nuk është fundi i energjisë bërthamore në Gjermani, ne kemi të bëjmë akoma me mbetjet më të rrezikshme të botës, që do të na duhet t’i ruajmë në mënyrë të sigurt për një milionë vjet”, shton ai.
Çfarë thonë mbështetësit e energjisë bërthamore?
A është vërtet ky fundi i energjisë bërthamore në Gjermani? I pyetur nga DW, grupi gjerman i interesit për teknologjinë bërthamore “KernD” tha se heqja e energjisë bërthamore në tërësi nuk ishte një ide e mirë për shkak të krizës energjetike
“Edhe në funksion të politikës klimatike dhe evolucionit shumë të pafavorshëm të prodhimit të energjisë elektrike vitin e kaluar, për shkak të rritjes së mprehtë të prodhimit të energjisë elektrike nga qymyri, mbyllja e tre termocentraleve bërthamore në punë që prodhojnë pak gazra të efektit serë, nuk është i kuptueshëm”, thonë nga “KernD”.
“Po të marrim parasysh sigurinë e furnizimit, mbrojtjen e mjedisit dhe klimës, si dhe konkurrencën së bashku, do të ishte më e mençur të prodhohej më shumë energji elektrike nga burimet bërthamore sesa aspak”, shtojnë ata.
Energjia bërthamore sot në botë
Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), në mbarë botën janë aktualisht në punë 422 reaktorë bërthamorë, me një moshë mesatare rreth 31 vjeçare. Një raport i fundit i IAEA-s, megjithatë, pohon se nuk mund të flasim për një rilindje të energjisë bërthamore.
Për prodhimin e energjisë elektrike nga termocentralet bërthamore në botë, mund të lexojmë se “në vitin 1996 u arrit maksimumin me 17,5 për qind, por në vitin 2021 kjo vlerë ra nën dhjetë për qind, për herë të parë në katër dekada”.
Dhe Trittin thekson se askush nuk dëshiron të investojë në një shkallë të madhe “në energjinë bërthamore, sepse energjia bërthamore nuk është konkurruese”.
Ndërtimi i centraleve të reja bërthamore është shumë i shtrenjtë dhe shpesh ato janë të bashkëfinancuara nga taksat. Vonesat dhe kundërshtimet ndaj projekteve të reja janë të përsëritura.
Japonia i kthehet energjisë bërthamore pavarësisht Fukushimës
Megjithatë, janë kryesisht Kina, Rusia dhe India që duan të ndërtojnë centrale të reja bërthamore. Kina, ku praktikisht nuk ka shoqëri civile që kundërshton projektet e reja, dëshiron të ndërtojë 47 objekte të tjera.
Tashmë sot, Kina prodhon më shumë energji bërthamore sesa Franca. Edhe Rusia dhe India udhëheqin me planet e tyre të zgjerimit. Është argumentuar rregullisht se zhvillimi i energjisë elektrike bërthamore mbron klimën, sepse prodhimi praktikisht nuk gjeneron dyoksid karboni.
Edhe Japonia dëshiron t’i kthehet energjisë bërthamore, pavarësisht nga tërmeti i vitit 2001, i cili shpërtheu disa reaktorë bërthamorë njëri pas tjetrit. Në atë kohë, të gjitha termocentralet bërthamore u mbyllën. Por pak nga pak, disa reaktorë u rikthyen në shërbim.
Qeveria japoneze ka marrë tani një vendim: Japonia, e varfër në lëndë të para, dëshiron të ndërtojë reaktorë të rinj dhe t’i lërë të vjetrit të funksionojnë deri në 70 vjet.
“Ne duhet të shfrytëzojmë plotësisht energjinë bërthamore”, tha si moto kryeministri Fumio Kishida.
Në sondazhe, ai gëzon mbështetje në rritje të publikut pas periudhave të gjata në opozitë. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Arizona State University, partnerti zyrtar i UNI – Universum International College, renditet nr.1 për në inovacion për të 9-tin vit radhazi

Exquisa dhe Miree marrin çmimin e Lidershipit në Tregun e Djathrave

Guvernatori Ismaili: Thesari amerikan dhe Rezerva Federale kanë dhënë kontribut të pazëvendësueshëm për Kosovën

Prishtina Mall përgatitet për hapjen e Zara, Bershka, Pull&Bear dhe Stradivarius

Nëse po kërkoni ujë të shëndetshëm - provojeni ujin Alkaline

Inspirim nga Italia - dyer dhe dritare cilësore nga Kontura Profiles

Suksesi i jashtëzakonshëm i rTrust - mbi 4000 nënshkrime elektronike në më pak se një muaj

Një shëtitje virtuale në VitaLand - vendi ku aventurat nuk kanë kufij

Guvernatori Ismaili: Thesari amerikan dhe Rezerva Federale kanë dhënë kontribut të pazëvendësueshëm për Kosovën

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Kjo tokë afër aeroportit me sipërfaqe 34 ARI është vënë në shitje – mundësia perfekte për zhvillimin e biznesit tuaj ID-231

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals

Edhe mirë edhe lirë – atlete Puma me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

UEFA gjobit Shqipërinë me 44 mijë euro për ekseset në ndeshjen ndaj Polonisë, i jep edhe pesë paralajmërime

Arsenalit iu desh të ndryshonte emrin e stadiumit në Ligën e Kampionëve, arsyja është shumë interesante

Analisti serb mbron Kurtin: Lajçaku ka bërë shumë gabime

"Çfarë po bën ai në ekipin tonë", tifozët shpërthejnë me komente pas një gabimi trashanik nga Barcelona

Përplasja Rama-Rusi, ambasadori Ferit Hoxha: Pa përfunduar dialogu, vështirë se Kosova do të jetë e barabartë në OKB

Publikohet traileri për dokumentarin e Beckham, nëna e tij shqetësohej se do të humbte gjithçka për shkak të Victorias