LAJMI I FUNDIT:

Patriotët mendjelirë të Maqedonisë kundër rithemelimit të MAAK partisë së dikurshme

Patriotët mendjelirë të Maqedonisë kundër rithemelimit të MAAK partisë së dikurshme

Forumi i patriotëve mendjelirë (FPM) i bën thirrje anëtarësisë së ndershme të OBRM-PDUKM-së që të kundërshtojnë riregjistrimin e partisë ”Akcioni Maqedonas”, siç njihej MAAK Partia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, rithemelimi i MAAK partisë, me në krye Strasho Angellovskin, bëhet për të penguar organizimin masovik kundër shkatërrimit të shtetit, që bëhet nga ana e udhëheqësisë së OBRM-PDUKM-së.


Njiherit FPM-ja thotë se bëhen trysni dhe përdoren metoda frikësimi ndaj anëtarëve të ndershëm të OBRM-PDUKM-së, në të mirë të MAAK Partisë./Telegrafi/