LAJMI I FUNDIT:

Patenta e rrjedhur tregon dy versione të reja të BMW 8 Series (Foto)

Patenta e rrjedhur tregon dy versione të reja të BMW 8 Series (Foto)

BMW ka konfirmuar se një Grand Coupe dhe një tjetër makinë me tavan të hapur, do dalin nga prodhimi gjatë vitit që vjen nga linja 8 Series

Një prej makinave që pritej me padurim nga entuziastët, ishte rikonstruktimi i 8 Series dhe pamjet e shfaqura, nuk zhgënjejnë aspak, transmeton Telegrafi. Gran Coupe e këti prodhuesi gjerman, është e përkryer në secilin kënd. Deri më tani e kemi parë si duket vetëm kupeja, por as versioni tjetër me tavan të hapur, nuk pritet të jetë i dobët.


Megjithëse BMW nuk i ka prezantuar zyrtarisht, Auto Visie i ka siguruar patenta e rrjedhura të këtyre makinave. Kjo nuk është hera e parë, pasi para disa muajsh ka pasur skica të njëjta, vetëm se këto aplikime për patentë kanë rezolucion shumë më të pastër.

Jo çuditërisht, këto makina nga BMW janë shumë sportive, kanë marrë pak nga egërsia e paraardhësve, teksa përfundimet i janë bërë me shumë kujdes. Makina me mundësi të hapjes së tavanit, do të ketë mbulesë të butë, për dalin prej shtresës së fortë. Kjo nuk është bërë vetëm për t’i rritur luksin, por edhe humbur peshën.

Këto modele që pritet të kenë nga 600-kuajfuqi, do të lansohen gjatë vitit që vjen, ndërsa gjatë kësaj pritet të shfaqen edhe në forma tjera dhe më nga afër. /Telegrafi/