LAJMI I FUNDIT:

Patëllxhanë të mbështjellë

Patëllxhanë të mbështjellë

Për 6 persona

● 3-4 patëllxhanë* të mëdhenj
● ½ kg mish i grirë viçi
● 1 qepë me madhësi mesatare e grirë
● 3 lugë gjelle margarinë
● 2-3 domate të prera hollë
● 2 lugë majdanoz të prerë hollë
● 2 lugë gjelle arne (fara nga boça e pishës)
● 3 lugë gjelle rrush të thatë të bardhë
● 2-3 lugë gjelle djathë (parmezan), kripë dhe piper


Përgatitja

1 – Prisni patëllxhanët në feta të holla të gjata dhe i vendosni për rreth një orë në ujë me kripë, për të larguar shijen e hidhur që kanë. I shpëlani, i shtrydhni lehtë dhe i skuqni. Pas skuqjes i lini të kullojnë.
2 – Hidhni mishin e grirë, qepen e grirë dhe margarinën në një tenxhere. Shtoni domatet, majdanozin, pak ujë (nëse është e nevojshme), kripën dhe piperin dhe e lini kimën të ziejë disi. Pak përpara se ta hiqni nga zjarri, shtoni arnenë (farat nga boça e pishës) dhe rrushin e thatë.
3 – Vendosni pak nga masa e kimës në çdo fetë patëllxhani dhe i mbështillni rolo.
4 – I vini në një tepsi lyer më parë me gjalpë, i mbuloni me djathin e grirë dhe i lini të piqen në temperaturën 200 gradë celsius, për rreth 45 minuta.
Mund t’i servoni të nxehta të shoqëruara me salcë domatesh.

*Patëllxhani është një bimë barishtore që mbillet, e cila përdoret për tu ushqyer duke e bërë gjellë, etj.