Ju prezantojmë ushqimet që do t’ju ndihmojnë për të pastruar dhe rigjeneruar mëlçinë, si dhe për të rivendosur funksionimin e saj të shëndetshëm.
Mollët janë të pasura me pektinë, e cila e ndihmon organizmin të pastrohet dhe të çlirojë toksinat nga trakti tretës.
Çaji i gjelbër ndihmon në largimin e toksinave dhe yndyrave të depozituara nga trupi dhe rrit hidratimin e trupit.
Avokadoja është e pasur me përbërës të rëndësishëm që luajnë rol kyç në reduktimin e dëmtimit të mëlçisë.
(Foto: Eat This, Not That)
Hudhra aktivizon enzimat në mëlçi dhe ndihmon në eliminimin e toksinave nga i gjithë trupi.
Grejpfruti është një burim i mirë i vitaminës C, antioksidantëve dhe pektinës.
Perimet e gjelbra nxisin krijimin dhe rrjedhjen normale të lëngut biliar, i cili ndihmon në largimin e materialeve të mbetura dhe kolesterolit të tepërt nga organizmi.
Limoni pastron mëlçinë dhe është plot me antioksidantë. Rekomandojmë të filloni mëngjesin me një gotë ujë të vakët me lëngun e gjysmë limoni. Në këtë mënyrë pastroni dhe shpejtoni të gjithë metabolizmin.
(Foto: Texanerin Baking)
Qepët janë të pasura me alicinë dhe ndihmojnë në largimin e toksinave nga mëlçia dhe trakti tretës.
Panxhari është i pasur me beta karoten dhe flavonoide bimore, të cilat ndihmojnë në stimulimin dhe përmirësimin e funksioneve të mëlçisë.
Arrat janë të pasura me acide omega 3 yndyrore, aminoacide arginine dhe glutation, të cilat mbështesin funksionimin normal të mëlçisë. /Telegrafi/