LAJMI I FUNDIT:

Pastori rrëfen çastet e fundit të Dr.Florit

Pastori rrëfen çastet e fundit të Dr.Florit

Dy vjet më parë u nda nga jeta këngëtari i dashur për shqiptarët, Dr. Flori.

Ai la pas shumë kujtime, për familjen e tij, miqtë por edhe për të gjithë fansat. Sot të shumtë kanë qenë personazhet që e kanë përkujtuar më hidhërim e mall ndarjen e tij nga jeta.


Dy vite pa Dr. Florin, artistët e rikujtojnë duke publikuar këto imazhe në rrjetet sociale (Foto)
Lexo po ashtu Dy vite pa Dr. Florin, artistët e rikujtojnë duke publikuar këto imazhe në rrjetet sociale (Foto)

Ndër ta ka qenë edhe Pastori i Kishës Rilindja në Tiranë, Fitor Muça, i cili i ka dedikuar një status të gjatë në Facebook ku ka rrëfyer edhe çastet e fundit të Florit.

Statusi i pastorit

Flor, si sot një vit më parë ti ike

Ike duke lënë pas dhimbjen që na kaploi të gjithëve. Dhimbjen e notave të muzikës që nuk do t’i sillje më bashkë për kënget e tua, dhimbjen e gërmave që nuk do të bashkoheshin për tekstet ku i flisje çdo personi.

Ike, duke marrë me vete rebelin dhe të mirin, të gëzuarin dhe zemërthyerin; ike…dhe boshllëku që le pas ka mbetur aty, i paprekur sepse askush nuk mund ta mbushë sadopak.

Në Tiranë mungon silueta jote fizike, por brenda saj endet silueta e këngëve të tua, e shpirtit tënd. Kënga jote “Love can” (Dashuria mund) na kujton forcën e dashurisë dhe na ndjek nga pas si për të na kujtuar se ti Floro ishe njeriu që i deshe të gjithë…e megjithatë…ti ike…Na mungon prania jote në kishë, na mungon inkurajimi yt, por e dimë se ku je, e dimë edhe adresën tënde dhe një ditë do te shihemi sërish. Dhe …do të na tregosh se pse ike

Ikja jote trishtoi shumë, shumë vetë. Nuk po flas për Blerinën e Kaltrinën, Danieli s’kuptoi asgjë se ishte i vogël, nuk po flas as për prindërit e tu, as për Albanin, sepse kush mund të matet me dhimbjen e tyre, por po flas për ne, miqtë e tu, fansat e tu, po flas për veten, që të takuam në rrugët e jetës, por që na fole fort me jetën tënde, me artin tënd, me njeriun që ishte brenda teje, me burrin e madh dhe burrin fëmijë.

Flor, po i bie shkurt, sepse ti i kishe bezdi shkrimet e gjata. Na ka marrë shumë malli për ty, për humorin tënd, kënget e tua, miqësinë tende. Danieli është rritur dhe Blerina na çon video ku ai të kërkon ty. Nuk di shumë fjalë, por di të thotë: “Ba ..ba..ba..ba”. Danieli që ti e prisje me aq dëshirë se ishte dhuratë prej së Larti. Është rritur. Por Floro, një ditë, Danieli do të mësojë të vërtetën e babit të tij lidhur me të, se sa shumë e deshi që nga dita që mesoi se ky fëmijë do të vinte në jetë, dhe se sa fort e mbrojti që nga ajo ditë. Nje ditë Danieli do ta mësojë se babi i tij, Dr Flori, është heroi i tij dhe jo vetëm i tij, por në një farë mënyre heroi i secilit prej nesh.

Flor, kurrë s’kisha arritur të kuptoja se përse i mbaje gjithmonë zgjidhur lidhset e atleteve, por tani e kam të qartë arsyen, ti miku im ishe gjithmonë gati për t’u nisur dhe s’kishe kohë për t’u marrë me to, edhe pse askush nuk kishte menduar se do të niseshe aq herët, aq papritur, aq çuditshëm, sërish ti e njihje shtegun që besimi në Zotin të vendosi, Shtegun e Jetës

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Magazina
Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina

"Duke dalë nga kafazi", Bebe Rexha duket atraktive me stilin e saj urban në fotografitë e fundit

Magazina
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën

Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën "Me gojë hapur ka mbetur Serbia"

Magazina
Kalo në kategori