LAJMI I FUNDIT:

Pastërti e përsosur. Një truk fenomenal me të cilin një dyshek i vjetër do të dukej sikur sapo e keni blerë

Pastërti e përsosur. Një truk fenomenal me të cilin një dyshek i vjetër do të dukej sikur sapo e keni blerë

Dëshironi të freskoni një dyshek të vjetër ose t’i hiqni qafe njollat e djersës?

Receta për pastrimin e një dysheku të vjetër do t’ju marrë pak kohë, por ia vlen të përpiqeni dhe rezultati nuk do të mungojë, transmeton Telegrafi.


Është një përgatitje shtëpiake që do t’i neutralizojë aromat e pakëndshme në dyshek dhe do të largojë njollat e shëmtuara.

Përbërësit:

▪ 200 ml hidrogjen 3%,
▪ 3 lugë të mëdha sodë buke,
▪ një deri në dy pika sapun të lëngshëm apo mjete për larje të enëve.

Procedura:

Më parë përzieni hidrogjenin dhe sodën e bukës, dhe kur të bëhet tretja e lëmuar, qitni në të një deri në dy pika sapun apo mjete për larje të enëve.

Përzieni mirë dhe qiteni në një shishe me spërkatëse. Spërkatni dyshekun derisa të shfaqet shkuma.

Prisni që sipërfaqja të thahet (tharjen mund ta shpejtoni edhe me tharëse flokësh) dhe fërkojeni me brushë të thatë, pastaj pastrojeni me thithëse pluhuri.

Dëshironi ta freskoni vetëm pak dyshekun, do t’ju mjaftojë vetëm soda e bukës. E gjitha që duhet të bëni është të qitni sodë mbi dyshek, lëreni një kohë të qëndrojë dhe pastaj pastrojeni me thithëse pluhuri.

Procedurë e njëjtë është edhe te freskimi i tepihëve. Jastëkët e zverdhur do t’i zbardhni në rrobalarëse me përzierje të një filxhani detergjent për enët, një gotë zbardhues dhe gjysmë filxhani boraks.

/Telegrafi/