LAJMI I FUNDIT:

Pasojat shkatërruese të përplasjes në mes të dy ekzoplanetëve – gjë që supozohet se ka ndodhur dhjetë vjet më parë

Pasojat shkatërruese të përplasjes në mes të dy ekzoplanetëve – gjë që supozohet se ka ndodhur dhjetë vjet më parë

Ideja e përplasjes së dy planetëve mund të tingëllojë si një komplot nga blloku i fundit i trillimeve shkencore, por sipas NASA-s, kjo mund të ketë qenë një realitet vetëm 10 vjet më parë.

Sipas Mirror, përcjell Telegrafi, Agjencia Hapësinore ka zbuluar se dy ekzoplanetë shkëmborë mendohet se janë përplasur në vitin 2010, me rezultate katastrofike.


Siç supozohet më tej, këto planetë ishin në sistemin planetar BD +20 307, i cili është rreth 300 vjet dritë larg në yjësinë Aries.

Në vitin 2010, NASA zbuloi nivele të larta mbeturinash pluhuri në këtë sistem, duke sugjeruar se dy planetë mund të jenë përplasur.

NASA shpjegoi: “Dhjetë vjet më parë, shkencëtarët spekuluan se pluhuri i ngrohtë në këtë sistem ishte rezultat i një përplasjeje planet-planet”.

“Tani, misioni SOFIA i NASA-s gjeti edhe më shumë pluhur të ngrohtë, duke mbështetur më tej që u përplasën dy ekzoplanetë shkëmborë”, citon Mirror më tej.

Ndërsa kjo mund të duket e palidhur për sistemin tonë diellor, NASA shtoi se gjetjet mund të ndihmojnë për të ndërtuar një pamje më të plotë të historisë së sistemit tonë diellor.

“Një përplasje e tillë mund të jetë e ngjashme me llojin e ngjarjes katastrofike që përfundimisht krijoi Hënën tonë”.

Hëna u formua rreth 4.5 miliardë vjet më parë, rreth 30-50 milion vjet pas origjinës së Sistemit Diellor.

Jan Heldmann, një shkencëtar i kërkimit të NASA-s, shpjegoi: “Hëna u krijua […] nga mbeturinat e hedhura në orbitë nga një përplasje masive midis një proto-Tokë më të vogël dhe një tjetër planetoidi, me madhësinë e Marsit. /Telegrafi/