LAJMI I FUNDIT:

Pasojat e vonesës së formimit të Qeverisë, flasin analistët

Pasojat e vonesës së formimit të Qeverisë, flasin analistët

Kanë kaluar tashmë më shumë se tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve dhe më shumë se një muaj nga certifikimi i tyre, por ende nuk është formuar Qeveria. Vonesat në formimin e Qeverisë, të cilat po vijnë si pasojë e mos arritjes së marrëveshjes për koalicion të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, nga analistët politikë po konsiderohen se mund të jenë të dëmshme për vendin.

Analisti politik, Belul Beqaj tha për Telegrafin se çdo ditë e re pa marrëveshje i komprometon partnerët e koalicionit, ndërsa tha se më e rëndësishme se formimi i koalicionit është dominimi i logjikës së ndryshimit.


“Çdo ditë e re pa marrëveshje  i komprometon seriozisht partnerët, ndërsa çdo koalicion që siguron dominimin e logjikës së ”shtetit të kapur” është kthim prapa. Për qytetarët dhe mua, që kemi votuar për ndryshime, më e rëndësishme se formimi i koalicionit është dominimi i logjikës së ndryshimit. Nëse, kjo nuk sigurohet, duhet të jepet epilog sa më shpejt” u shpreh Beqaj.

Pasojat për këto vonesa, sipas Beqajt janë evidente, ndërsa çështje në të cilën ai ka dyshime është nëse Qeveria e ardhshme do të përballet me sukses me pasojat që po shtohen shkaku i vonesave të formimit të Qeverisë.

“Pasojat  janë evidente, pyetja që duhet parashtruar është: a do të ketë aftësi Qeveria e ardhshme të përballet me  sukses me pasojat që po shtohen nga dita në ditë?!”, u shpreh Beqaj, për Telegrafin.

Ndërsa Eugen Cakolli nga KDI-ja, tha se përveç mos-arritjes së marrëveshjes, vonesa ka pasur edhe në certifikim të zgjedhjeve edhe në thirrje të seancës konstituive, ndërsa këto kanë ndikuar në rritjen e mos-besimit të qytetarëve në institucionet e vendit.

“Tashmë ditëve në vijim do të bëhen 100 ditë prej kur kemi pasur zgjedhjet parlamentare, prej të cilave kanë rrjedh afate të ndryshme. Ka pasur vonesa edhe në certifikim, ndërsa gjithashtu ka pasur vonesa në thirrjen e seancës konstituive, megjithëse kjo ka qenë brenda afatit ligjor.  Të gjitha këto ankesa kanë ndikuar në rritjen e një mos-besimi qytetar ndaj tërë spektrit politik, e sidomos mos-besim në procesin zgjedhor. Formimi i Qeverisë që është dashur të bëhej menjëherë pas seancës konstituive të Kuvendit, por kjo nuk u bë, e kjo për shkak se nuk është arritur marrëveshja e koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ashtu siç po raportohet në medie se kjo vonesë vjen për shkak të ndarjes së ministrive dhe të përgjegjësive. Formimi i Qeverisë mendoj se do të ketë edhe disa ditë vonesa”, tha Cakolli për Telegrafin.

Sipas Cakollit, formimi i institucioneve duhet të bëhet sa më shpejt, kjo pasi vendi është në një situatë të ndjeshme edhe sa i përket buxhetit, por edhe shkaku i proceseve të tjera, si dialogu me Serbinë.

“Vetëvendosje si fituese ka përgjegjësi për krijimin e institucioneve sepse ndodhemi në një periudhë të ndjeshme kohore, duhet të kemi formim të qeverisë edhe për shkak të buxhetit, pasi kemi afat vetëm deri në fund të marsit, e pastaj rrezikohet mbarëvajtja e proceseve, sepse nuk mund të paguhet askush nëse nuk kemi buxhet të miratuar. Vonesa ka ndikuar që të kemi në fuqi një Qeveri në dorëheqje për shumë kohë, e cila ka marrë vendime të shumta që kryesisht kanë pasur implikime financiare. Qeveria duhet të formohet sa më shpejt për shkak se duhet çuar përpara edhe procese të shumta, në njërën anë është procesi i dialogut me Serbinë, ndërsa në anën tjetër është edhe përmbushjen e zotimeve që Kosova i ka karshi Evropës”, u shpreh Cakolli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori