LAJMI I FUNDIT:

Pasojat e uraganit Florence, autostrada në SHBA shndërrohet në “liqen” (Foto/Video)

Pasojat e uraganit Florence, autostrada në SHBA shndërrohet në “liqen” (Foto/Video)

Uragani Florence ka goditur SHBA-të dhe pas vetës ka lënë të paktën 33 persona të vdekur. Vetëm në Karolinën e Veriut kanë humbur jetën 25 persona, kurse 6 tjerë në Karolinën e Jugut, derisa një tjetër në Virginia.

Rreth 343 mijë banorë kanë mbetur pa energji elektrike në Karolinën e Veriut, kurse niveli i ujit nëpër liqene dhe lumenj është duke u rritur, transmeton Telegrafi.


Gjendjen e rëndë në këtë pjesë të SHBA-ve e dëshmojnë fotografitë dhe videot e publikuara të një autostrade, që tashmë ka marrë formën e një liqeni.

Pamjet e filmuara nga ajri i ka bërë të gjithë të mendojnë se bëhet fjalë për një liqen, por kur e shikoni me vëmendje do ta kuptoni se është një autostradë që është mbuluar e tëra nga uji. /Telegrafi/