Edhe sektori i patundshmërisë në vend është prekur nga pandemia COVID-19 sikur shumë sektorë të tjerë ekonomik.
Sektori i ndërtimtarisë që ka qenë mjaft i kërkuar në vend pritet të ketë rënie të shitjes së banesave dhe shtëpive të reja në Kosovë për shkak të krizës ekonomike dhe rrezikut të mbylljes së shumë bizneseve dhe vendeve të punës.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë për KosovaPress, se janë dy arsye që pritet të ketë rënie të shitjes së banesave, shtëpive dhe lokaleve, sipas të cilit e para për shkak se mjetet nga diaspora do të jenë më të kufizuara, sepse një pjesë e mirë e shitjes ka qenë e lidhur me diasporën.
Kreu i OEK-ut duke thënë se kjo rënie që pritet të ndodhë, është një goditje e rëndë për vendin, deklaron se arsye tjetër e rënies së shitjes, është se këtë vit nuk pritet të ketë blerje të banesave dhe lokaleve nga bizneset vendore, si dhe nga konsumatorët e brendshëm.
“Në statistikat e investimeve të huaja shohim çdo herë se Zvicra, Gjermania ku ne kemi diasporë dominojnë në këto investime në patundshmëri. Ky është problemi i parë, problemi i dytë është që edhe konsumatori i brendshëm ka hezitime me investuar për shërbime apo për mallra esenciale. Në këtë rast blerja e ndonjë banese të re ose ndonjë shtëpie të re ose te bizneset blerja e ndonjë hapësire të re për zgjerim nuk janë në prioritet sidomos jo për këtë verë”, thotë Rukqi.
Kryetari Rukiqi ka thënë se për të mos pasur ngecje të theksuar në këtë sektor, duhet me parë mundësinë përmes sistemit bankar, por edhe duke stimuluar qytetarët dhe bizneset t’i mbajnë këto investime.
“Pra, qytetarët të mos e ulin fuqinë blerëse dhe të ketë një stabilitet në këtë aspekt dhe të nxiten qytetarët që kanë nevojë të blejnë banesa apo shtëpi të reja, në të njëjtën kohë edhe bizneset të përkrahen nëse kanë pasur plane për investime të mos i ndalin ato, por t’i vazhdojnë. Kjo mund të bëhet me një dritare të veçantë të Fondit të rimëkëmbjes apo përmes mekanizmave ekzistues duke garantuar kredi dhe duke dhënë mundësi edhe më inovative, por edhe më të lehta të financimit për këtë kategori”, shprehet Rukiqi.
Ai më tej thekson se nuk është vetëm sektori i ndërtimtarisë dhe patundshmërisë i mbyllur, por që kjo prek dhe ndërlidhë brenda vetes edhe shumë sektor të tjerë të cilët munden me pasur dështime.
Kosova pritet ta ketë një rënie ekonomike minus 4.5 përqind, parashikim ky i dhënë nga Banka Botërore. Ndërsa, sipas njohësve të ekonomisë dëmet në ekonomi që janë shkaktuar nga koronavirusi pritet të jenë mbi gjysmë miliardë euro./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Modë apo relaks?
GoBau – Kositëse bari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre