LAJMI I FUNDIT:

Pasojat e coronavirusit, 3.500 punonjës të Uber humbin vendin e tyre të punës – lajmi u është kumtuar në një video treminutëshe

Pasojat e coronavirusit, 3.500 punonjës të Uber humbin vendin e tyre të punës – lajmi u është kumtuar në një video treminutëshe

Pandemia e coronavirusit ka goditur drejtpërdrejt ekonominë e çdo shteti, duke bërë që kompani gjigante siç është ajo amerikane Uber që përmes një aplikacioni mobil organizon udhëtimin e pasagjerëve, të lirojë nga puna 3.500 punonjës.

Lajmi për shkurtimin e vendeve të punës në vete është një goditje e rëndë për ata që kanë humbur punën, por edhe më shokues fakti që kompania ka vendosur t’ua kumtojë lajmin përmes një videoje 3 minutëshe, transmeton Telegrafi.


“Puna jonë si shoferë privat është përgjysmuar. Çdo herë e më pak njerëzit po udhëtojnë me ne, shërbimet tona çdo herë e më pak po kërkohen dhe jemi detyruar të racionalizojmë sa i përket të bërit biznes, nuk kemi punë të mjaftueshme për gjithë punonjësit të Uber, kështu jemi detyruar të shkurtojmë 3.500 vende të punës”, ka deklaruar Rufin Sevalo, menaxher për shërbime në Phoenix të SHBA-ve.

Në videon e publikuar më poshtë shihet një grua duke qarë derisa lexonte mesazhin për punonjësit, të cilët po e mësonin verdiktin – se do të mbeten pa punë.

Uber është themeluar në San Francisco në vitin 2013, me idenë që shoferët privatë apo njerëzit e rëndomtë të lidhen me aplikacion mobil dhe të transportojnë pasagjerët në destinacionet e kërkuara, kurse për një kohë të shkurtër është përhapur në vende të ndryshme të botës. /Telegrafi/