LAJMI I FUNDIT:

Pasojat e coronavirusit, 17 të vdekur në Itali dhe 650 të infektuar

Pasojat e coronavirusit, 17 të vdekur në Itali dhe 650 të infektuar

Numri i viktimave nga coronavirusi në Itali ka shkuar në 17, ka njoftuar komisioneri i urgjencës Angelo Borelli.

Sipas mediave të huaja përcjell Telegrafi, raportohet se 650 persona janë infektuar, ndërsa thuhet se 45 janë rikuperuar.


Dy rajonet më të prekura në Itali janë ai i Lombardisë dhe Venetos.

Agjencia e lajmeve italiane ANSA ka raportuar se 248 persona gjenden të strehuar në spital, 56 gjenden në kujdesin intensiv, ndërsa 248 në izolim shtëpiak. /Telegrafi/