LAJMI I FUNDIT:

Pasi u përmendën në dokumentet e pedofilit Epstein, reagon Clinton dhe Trump

Pasi u përmendën në dokumentet e pedofilit Epstein, reagon Clinton dhe Trump

Qindra faqe me dokumente të pavulosura nga një proces gjyqësor i lidhur me pedofilin miliarder, Jeffrey Epstein u publikuan mbrëmë vonë. Është grupi i parë i dokumenteve që do të zbardhen sipas një urdhri të një gjykate të 18 dhjetorit dhe priten të tjera në javët në vijim.

Një gjykatës amerikan urdhëroi lëshimin e të dhënave si pjesë e një padie në lidhje me bashkëpunëtoren e Epstein, Ghislaine Maxwell. Dokumentet ligjore përfshijnë një akuzë të publikuar më parë kundër Princit të Britanisë, Andrew për përkëdheljen e një vajze, të cilën ai e ka mohuar. Megjithatë, Princit Andrew iu hoq të gjithë titujt mbretërorë për shkak të lidhjes me Epsteinin.


Dhjetëra dokumente të publikuara përmendin edhe ish-presidentët amerikanë, Bill Clinton dhe Donald Trump, megjithëse asnjëri nuk është akuzuar për ndonjë gjë të paligjshme, raporton theindependent.

Zëdhënësi i Donald Trump, Steven Cheung, i është përgjigjur tani publikimit të emrave, duke pretenduar se të gjitha pretendimet në lidhje me marrëdhëniet e Trumpit me Epsteinin janë “zhbërë tërësisht”.

Dhjetëra dokumente gjyqësore në lidhje me Jeffrey Epstein bëhen publike
Lexo po ashtu Dhjetëra dokumente gjyqësore në lidhje me Jeffrey Epstein bëhen publike

Trump dhe Epstein thuhet se ishin miq dhe Trump i tha revistës New York në vitin 2002 se ai e njihte Epstein për 15 vjet dhe se ai ishte një “djalë i shkëlqyer”. Ai gjithashtu fluturoi me aeroplanin e tij disa herë, megjithëse u distancua nga komentet pas arrestimit të Epsteinit dhe tha se ata “nuk kishin folur prej vitesh”.

Reagoi edhe Angel Urena, zëdhënësja e Clintonit, e cila tha se asgjë nuk ka ndryshuar që kur ai ka lëshuar deklaratën për Epstein në vitin 2019. Pastaj ai tha se Clinton “nuk di asgjë” për krimet e tmerrshme të Jeffrey Epsteinit.

“Në vitin 2002 dhe 2003, presidenti Clinton bëri gjithsej katër udhëtime me aeroplanin e Jeffrey Epstein: një në Evropë, një në Azi dhe dy në Afrikë, të cilat përfshinin ndalesa në lidhje me punën e Fondacionit Clinton”, thuhet në deklaratë.

“Ai pati një takim me Epstein në zyrën e tij në Harlem në vitin 2002, dhe në të njëjtën kohë ai bëri një vizitë të shkurtër në apartamentin e Epstein në New York me një anëtar të stafit dhe një roje sigurie”, thuhet gjithashtu në deklaratë.

“Ai nuk ka folur me Epstein për më shumë se një dekadë”, thuhej në deklaratë në atë kohë, “dhe nuk ka qenë kurrë në ishullin Little St. James, në fermën e Epstein në New Mexico ose në rezidencën e tij në Florida”. /Telegrafi/