LAJMI I FUNDIT:

Pasi u dëna, Assange kundërshton ekstradimin në SHBA

Pasi u dëna, Assange kundërshton ekstradimin në SHBA

Themeluesi i “Wikileaks”-it, Julian Assange ka thënë para një gjykate në Londër se me punën e tij ka mbrojtur “shumë njerëz”.

Ai e kundërshtoi ekstradimin në Shtetet e Bashkuara, ku akuzohet për komplot dhe publikim të sekreteve qeveritare. Assange mund të dënohet me 5 vite burgim nëse shpallet fajtor.


“Unë nuk dua të dorëzohem për ekstradim. Kam fituar shumë çmime dhe kam mbrojtur shumë njerëz”, ka thënë Assange para trupit gjykues.

Paraqitjen në gjykatë, ai e bëri përmes një video-konference nga një burg britanik.

Më 1 maj, një gjykatë britanike e dënoi me 50 javë burgim Julian Assange, për shkak të shkeljes së rregullave të lirimit me kusht. Assange ka qëndruar si refugjat në Ambasadën e Ekuadorit në Londër që nga viti 2012, për t’i shpëtuar ekstradimit në Suedi, ku pritej të përballej me dyshimet për sulme seksuale dhe dhunime.

Faqja “Wikileaks” ka publikuar mijëra dokumente të klasifikuara, duke u nisur nga industria e filmit deri te siguria kombëtare dhe lufta. Kjo llogaritet të jetë rrjedhja më e madhe e dokumenteve të fshehta në historinë e Shteteve të Bashkuara./TCh/

Në trend Botë

Më shumë
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori