LAJMI I FUNDIT:

Pasi të lexoni këtë, do të hani vetëm çokollatë

Pasi të lexoni këtë, do të hani vetëm çokollatë

Sipas disa studimeve, çokollata e zezë jo vetëm që është shëruese për personat me zemër të thyer, por edhe ka efekte befasuese shëndetësore.

Çfarë e bën çokollatën që të jetë e mirë për shëndetin tuaj?


Çokollata është e mirë për zemrën

Sipas një studimi në Suedi, është zbuluar se personat që hanë mbi dy pjesë të çokollatës së zezë në javë, kanë zvogëluar mundësitë për të pasur probleme me zemër. Gjithashtu, një copë e vogël e çokollatës së zezë besohet se i zvogëlon mundësitë për sulm në zemër, e gjithashtu e përmirëson edhe shtypjen e gjakut, transmeton Telegrafi.

Çokollata të ndihmon të humbësh peshë

Çokollata e zezë, ndryshe nga çokollatat tjera, të bën të ndihesh më i mbushur dhe kësisoj ju bën të hani më pak.

Sidoqoftë, mos harroni të aktivizoheni fizikisht.

Çokollata mund ta luftojë diabetin

Një studim italian i bërë në vitin 2005 ka treguar që personat të cilët konsumojnë vazhdimisht çokollatë, e rrisin ndjeshmërinë e tyre ndaj insulinës, gjë që u ndihmon atyre të zvogëlojnë rrezikun e diabetit.

Çokollata e zhvillon inteligjencën

Herën tjetër kur punoni shumë, hani çokollatë të zezë!

Kjo do t’ju ndihmojë t’i ulni nivelet e larta të stresit dhe njëkohësisht e rrit fuqinë e trurit.

Çokollata e përmirëson qarkullimin e gjakut

Përbërësi kryesor i çokollatës, i cili është kakao, përmban veti që e hollojnë gjakun, e që janë të njëjta sikur aspirinat. Kjo do të thotë që nëse hani çokollatë të nxehtë, do të përmirësoni qarkullimin e gjakut dhe do të minimizoni rreziqet e problemeve të zemrës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori