LAJMI I FUNDIT:

Pasi i shpërtheu skandali me tri modelet e zhveshura, Rooney bën denoncimin në polici

Pasi i shpërtheu skandali me tri modelet e zhveshura, Rooney bën denoncimin në polici

Wayne Rooney është fotografuar në një dhomë hoteli me tre femra të zhveshura. Menjëherë pas shpërndarjes së fotove të tij në rrjete sociale Rooney ka bërë një denoncim në polici.

Ish-lojtari i Manchester United,  ka festuar me tre modelet e njohura Tayler Ryan dhe dy shoqet e saj Elise Melvin dhe Brooke Morgan.


Gjithçka nisi në klubin e natës për t’u zhvendosur më pas në dhomën e hotelit, ku treshja e vajzave nuk janë përmbajtur dhe kanë shpërndarë momente, video me futbollistin në Snapchat.

Gjendje e tmerrshme nga Wayne Rooney: I dehur, jashtë kontrollit, dy bjonde të zhveshura tallen me të
Lexo po ashtu Gjendje e tmerrshme nga Wayne Rooney: I dehur, jashtë kontrollit, dy bjonde të zhveshura tallen me të

Më pas videot janë bërë virale në të gjitha rrjetet sociale. Në foto shihen teksa shkëmbejnë disa puthje, i cili shfaqet i dehur dhe nga video kuptohet që është i pafuqishëm dhe i përgjumur.

Një prej vajzave filmon veten duke kërcyer në mënyrë sensuale para futbollistit. Nuk është hera e parë për Rooney që bëhet pjesë e skandaleve të tilla.

Pas denoncimit nga ana e avokatëve të tij ka nisur një hetim për të gjithë ngjarjen. Rooney është i martuar me Coolen, dashurinë e tij që në fëmijëri, me të cilën ka 4 djem.

Miqtë e tre vajzave kanë thënë se futbollisti i ka ftuar vajzat në zonën VIP, ku ai po qëndronte në klubin e natës. Ata thanë se nuk ka pasur asnjë kontakt seksual mes tyre, por ka qenë vetëm një natë e paharrueshme, sipas versionit të The Sun.

Në foto dallohet ish-numri dhjetë i Anglisë teksa rri i ulur në karrige, ndërsa vajzat zhvishen derisa përfundojnë me të brendshme në dhomën e hotelit.

Në Instagram fotot janë shpërndarë me mbishkrimin “Shkojmë” dhe “Lekët e Wayne”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Raporti i

Raporti i "Freedom House": Edona James ndryshoi perceptimin e njerëzve për komunitetin LGBT+

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Endriti uron ish-presidentin Thaçi për ditëlindjen e 56-të: I bindur që në ditëlindjen e ardhshme do t'i gëzohemi kthimit tënd në atdhe

Endriti uron ish-presidentin Thaçi për ditëlindjen e 56-të: I bindur që në ditëlindjen e ardhshme do t'i gëzohemi kthimit tënd në atdhe

Magazina

"Shkupi i shqiptarëve jehon kuq e zi, Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë", Shkurte Fejza me një koncert masiv

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori