LAJMI I FUNDIT:

Pasi e cilëson neveritës debatin për drejtësi në Kuvend, ish prokurori Blakaj porosit: Hulumtoni fatin e mijëra lëndëve të regjistruara PNN, e frikshme çfarë fshihet aty

Pasi e cilëson neveritës debatin për drejtësi në Kuvend, ish prokurori Blakaj porosit: Hulumtoni fatin e mijëra lëndëve të regjistruara PNN, e frikshme çfarë fshihet aty

Ish-prokurori i Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj, ka reaguar pas debateve të sotme në Kuvendin e Kosovës, lidhur me arrestimin e kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi, duke thënë se përfituesit më të mëdhenj nga e gjithë kjo rrëmujë janë të gjithë ata të cilët nuk janë të interesuar të ketë reforma në drejtësi.

Blakaj ka thënë se është “e neveritshme të dëgjosh dëgjosh nivelin e debatit në Kuvendin e Republikes së Kosovës, studio televizive dhe media të ndryshme duke folur për drejtësi, me theks të veçantë ata të cilët dje shanin e organizonin konferenca për shtyp e vraponin pas debateve në televizione të ndryshme, e sot na shesin moral – hipokrita klasik!”


“Secili qytetar, në veçanti institucionet duhet ta lajmërojnë çdo dyshim për secilën veper penale dhe të bashkëpunojnë ngushtë me organet kompetente në të gjitha fazat e procedurës në interes të zbardhjes së rastit, pavarësisht kush është emri i përveçëm e/i të dyshuarit e poa shtu sjelljes, motivit dhe performancës së zbehtë të organeve të drejtësisë!”, ka shkruar Blakaj në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.

Më tej ai ka thënë se “është e dukshme dhe e kuptueshme se përfituesit më të mëdhenj nga e gjithë kjo rrëmujë janë të gjithë ata të cilët nuk janë të interesuar të ketë reforma në drejtësi”.

“Madje të gjithë  këta përfitues, lutën vazhdimisht që të ketë sa më shumë debate, tensione, komente dhe përplasje të tilla sepse kështu mbijetojnë! Andaj, sa më pak që flitet dhe komentohet për ‘drejtësinë’, aq më shumë reforma do të kemi!”

“Ndërsa për të gjithë gazetarët, në veçanti për gazetarët hulumtues, kërkoni informacione për fatin e mijëra lëndëve të regjistruara si PPN (penale të ndryshme).… e frikshme si trajtohen dhe çfarë fshihet aty!”, ka shkruar Blakaj.

Deputetët e partive në pushtet dhe ata në opozitë, si dhe anëtarë të Qeverisë së Kosovës, shkëmbyen akuza për dyshime të aferave korruptive brenda Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Diskutimi i 26 prillit në Kuvend u mbajt pas kërkesës së deputetëve opozitarë për debat parlamentar lidhur me arrestimin e kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.

Më 19 prill, Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se Krasniqi u arrestua nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, ushtrim të ndikimit dhe konflikt interesi.

Nga Gjykata e Prishtinës atij i është caktuar një muaj paraburgim, ndërsa pas arrestimit, pozita e tij në KEK është suspenduar me vendim të bordit të këtij institucioni.

Prokurori i Prokurorisë Speciale Elez Blakaj në gusht të vitit 2018 ka dhënë dorëheqje. Ai thuhet se ishte duke hetuar disa raste të terrorizmit dhe dyshimet për manipulime me listat e veteranëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Blakaj tani jeton në SHBA./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori