LAJMI I FUNDIT:

Pasaporta e Maqedonisë e 84-ta në botë, Singapori në vend të parë

Pasaporta e Maqedonisë e 84-ta në botë, Singapori në vend të parë

Maqedonia është në vendin e 84 sipas renditjes së ‘Passport index’, organizatë që i hulumton mundësitë e këtyre dokumenteve të udhëtimit në nivel vjetor, ndërsa qytetarët e Maqedonisë mund të udhëtojnë pa viza në 108 shtete dhe sipas kësaj liste pasaporta më e fortë është ajo e Singaporit.

Nga shtetet e rajonit në vend më të lartë në rang listë është Greqia, në vendin e 23-të, Kroacia e 38-ta, Bullgaria në vendin 41, Serbia e 79-ta, ndërsa më poshtë në listë janë Shqipëria, në vendin e 95-të dhe Kosova, e cila qëndron në vendin 181.


Sipas të dhënave të fundit të ‘Passport index’ pasaporta më e fuqishme në botë aktualisht është pasaporta e Singaporit, shtetasit e të cilit mund të udhëtojnë në 159 vende në botë pa viza. ‘Passport index’, organizata e cila shqyrton mundësitë e këtyre pasaportave në vit, tha se ky shtet fitoi vendin e parë, pasi Paraguaji shfuqizoi një ndalim mbi Singaporin, raporton AFP. Kjo do të thotë se mesatarisht 3.4 milionë njerëz, të cilët posedojnë një pasaportë të Singaporit, mund të udhëtojnë në 159 vende të botës pa viza.

Në vendin e dytë sipas përfitimeve të pasaportave është Gjermania, qytetarët e të cilës mund të udhëtojnë në 158 vende pa viza, ndërsa në vendin e tretë janë Suedia dhe Koreja e Jugut. Pasaporta amerikane është në vendin e gjashtë së bashku me Malajzinë, më pas radhiten Irlanda dhe Kanadaja, dhe vendi i fundit është Afganistani, qytetarët e të cilit kanë qasje pa viza në vetëm 22 shtete.

Organizata ‘Passport index’ klasifikon pasaportat nga e gjithë bota në bazë të qasjes përtej-kufitare për mbajtësit e pasaportave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Lajme
Kalo në kategori