LAJMI I FUNDIT:

Pasagjeri ndan pamje brenda rezidencës luksoze të aeroplanëve të linjës ajrore Etihad

Pasagjeri ndan pamje brenda rezidencës luksoze të aeroplanëve të linjës ajrore Etihad

“Suita” A380 në aeroplanët e linjës ajrore Etihad-it e cila përmban një sallë private pritjeje, një dush dhe tualet të veçantë, dhe një dhomë gjumi me krevat dopio, konsiderohet si kabina më e mirë e aeroplanit në botë e cila shkon përtej një kabine të klasit të parë.

Së fundmi, pasagjeri Ted Thornhill ka ndarë përvojën e tij në një fluturim 7 orësh drejt Abu Dhabit në rezidencën e aeroplanit ku i është dhënë qasje në një sallë pritjeje për VIP. Aty ka një suitë divanesh luksoze, një kuzhinë, dhe një tavolinë.


Rezidenca e projektuar nga Acumen Design Associates me bazë në Londër, ndodhet në pjesën e përparme të kuvertës së aeroplanit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Nga pamjet e shpërndara ne arrijmë të shohim një shtrat të gjerë për dy persona, një televizor, dhe një hapësirë të këndshme private, mjaft komode për një fluturim të gjatë. Në rezidencë ka dy dritare ku njëra prej tyre filtron dritën e diellit, ndërsa tjetra e bllokon atë.

Shërbimi thuhet se është i një standardi të lartë si hotel me pesë yje, me meny të shkëlqyer të pijeve dhe ushqimit në çdo kohë.

Pasagjeri e përshkruan si udhëtim ekstravagant, ku edhe ulëset janë të fuqizuara nga butona që ia mundësojnë të ndryshojë pozicionin e saj për një udhëtim më të rehatshëm. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Interesante
Pasagjerët e AirAsia mbetën të tmerruar kur e panë në aeroplan, prezenca e gjarprit shkaktoi ulje emergjente

Pasagjerët e AirAsia mbetën të tmerruar kur e panë në aeroplan, prezenca e gjarprit shkaktoi ulje emergjente

Interesante
Gjinjtë më të mëdhenj në botë peshojnë 18 kilogramë!

Gjinjtë më të mëdhenj në botë peshojnë 18 kilogramë!

Fun
Shtëpia milionëshe me arkitekturë helene në Gjakovë (Video)

Shtëpia milionëshe me arkitekturë helene në Gjakovë (Video)

Interesante
Një 'njeri-ujk' bredh pyjeve të Gjermanisë

Një 'njeri-ujk' bredh pyjeve të Gjermanisë

Interesante
Kalo në kategori