LAJMI I FUNDIT:

Pas vendimit të MINT-it për Klan Kosovën, Kelmendi: Kemi luftuar edhe në kohën e Millosheviqit ta ruajmë fjalën e lirë, mendimin e lirë

Pas vendimit të MINT-it për Klan Kosovën, Kelmendi: Kemi luftuar edhe në kohën e Millosheviqit ta ruajmë fjalën e lirë, mendimin e lirë

Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar ndaj vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) për pezullim të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Kelmendi përmes një statusi në rrjetin social në Facebook është shprehur se s’ka asgjë shqetësuese sa i përket operimit të Klan Kosovës, duke specifikuar se puna e mediumit është publike, edhe me qasje kritike pavarësisht kush është në pushtet e kush në opozitë.


Pezullimi i licencës së biznesit të Klan Kosovës, Çitaku: Kjo mendësi nuk kalon
Lexo po ashtu Pezullimi i licencës së biznesit të Klan Kosovës, Çitaku: Kjo mendësi nuk kalon

Ai tha se breza gazetarësh luftuan me çdo kusht edhe në kohën e Milosheviqit, edhe të luftës, edhe të UNMIK-ut e edhe të gjitha qeverive, për ta ruajtur lirinë e pavarësinë, fjalën dhe mendimin e lirë.

“Shqiptarët kanë derdhur edhe gjak për ta arritur lirinë. Breza gazetarësh kemi luftuar më çdo kusht edhe në kohën e Millosheviqit, edhe të luftës, edhe të UNMIK-ut e edhe të gjitha qeverive ta ruajmë lirinë e pavarësinë. Fjalën e lirë, mendimin e lirë.

Pushtetet gjithnjë mund të gjejnë një pretekst për t’ia mbyllur gojën një gazetari, një medie. Sot thuhet paska qenë një pasaportë diçka, nesër një pyetje e gabuar në konferencë shtypi, pasnesër ngjyra e llogos së ndonjë televizioni”, ka thënë Kelmendi.

Qendra Evropiane për Lirinë e Medias: Kurti ta revokojë vendimin e MINT-it për certifikatën e biznesit të Klan Kosovës
Lexo po ashtu Qendra Evropiane për Lirinë e Medias: Kurti ta revokojë vendimin e MINT-it për certifikatën e biznesit të Klan Kosovës

Lexoni të plotë reagimin e Kelmendit:

”Nuk do t’i lëmë! Nuk do t’ia dalin!

T’i bimë shkurt: Nuk ka asgjë shqetësuese sa i përket operimit të Klan Kosovës. Klan Kosova është medium i Kosovës, me mbi 200 të punësuar qytetarë të Republikës së Kosovës, me nja 100 mijë orë transmetimi të lajmeve dhe programeve të tjera që promovojnë dhe angazhohen për të mirën e Kosovës.

Puna e Klan Kosovës është publike. Në ekran, në radio, në portal, në rrjete sociale.

Dhe, natyrisht, si çdo media e lirë dhe në vend demokratik, Klan Kosova ka edhe qasje kritike ndaj fenomeneve të ndryshme në shtet e shoqëri, pavarësisht kush është në pushtet e kush në opozitë.

Për këtë arsye, Klan Kosova sot është mediumi më i përcjellur në Republikë.

Çka i bjen kjo?

Përpjekje për frikësim.

Nëse këtë ia bëjmë një medie si Klan Kosova, paramendojeni sa çka iu bëjmë të tjerëve.

Shqiptarët kanë derdhur edhe gjak për ta arritur lirinë. Breza gazetarësh kemi luftuar më çdo kusht edhe në kohën e Millosheviqit, edhe të luftës, edhe të UNMIK-ut e edhe të gjitha qeverive ta ruajmë lirinë e pavarësinë. Fjalën e lirë, mendimin e lirë.

Pushtetet gjithnjë mund të gjejnë një pretekst për t’ia mbyllur gojën një gazetari, një medie. Sot thuhet paska qenë një pasaportë diçka, nesër një pyetje e gabuar në konferencë shtypi, pasnesër ngjyra e llogos së ndonjë televizioni.

Një pushtet i cili synon ta heshtë median, fjalën e lirë, kap institucionet për ta çuar misionin deri në fund. Fillimisht me një portal spekulativ udhëhequr nga militantë partiakë, pastaj në organet rregulluese të medias me njerëz që i kanë instaluar aty.

Por ne kemi menduar se jetojmë në demokraci.

Se mbyllja e gojës së medias ndodh vetëm në vende si Rusia e Bjellorusia, Serbia e Koreja e Veriut, jo në Kosovën tonë, jo në popullin të cilit askush asnjëherë nuk ka mundur t’ia mbys idealin për të jetuar të lirë.

E as që do ta mbys dikush, ndonjëherë.

Ka ndodhur edhe një herë gjatë punës sime si gazetar që një pushtet të bëjë përpjekje për ta mbyllur një media. Ishte viti 1999.

Kurse pushteti ishte ai i Milosheviqit. Edhe atëbotë ishte gjetur një pretekst. Dy shkrime të botuara, të cilat në fakt ishin përkthime nga agjencia serbe e lajmeve, Beta. Me këto Milosheviqi e çoi në gjyq “Kohën ditore” me synim mbylljen. Pastaj me 24 mars, forcat e tij hynë ne redaksi, e vranë rojën dhe shkatërruan gjithçka. Përkohësisht Milosheviqi e mbylli median, por pas disa javësh vazhduam punën në Tetovë dhe ja ku jemi edhe sot, të gjithë gazetarët, duke i dhënë profesionit më të mirën, por duke e bërë edhe Kosovën më median më të mirë në rajon.

Kisha menduar se ajo kohë nuk do të kthehej asnjëherë më. Kisha menduar se liria kishte ardhur përfundimisht me 12 qershorin e 1999.

Nga dje, kjo arritje e brezave është nën kërcënimin më serioz ndonjëherë. Në Kosovën që e pretenduam të lirë.

Por, gazetarët kosovarë e kanë dhënë provimin. Jo një herë. Shumë herë.

Mjerisht, Kosovës i është dhënë damka më e madhe, se ka pushtete që synojnë të mbyllin media. Si në Rusi e Bjellorusi, si në Serbi e Kore të Veriut.

Nuk do t’i lëmë! Nuk do t’ia dalin!”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori