LAJMI I FUNDIT:

Pas vdekjes së nënës nga Tetova, ndërron jetë edhe foshnja

Pas vdekjes së nënës nga Tetova, ndërron jetë edhe foshnja

Foshnja e lindur të premten mbrëma në Departamentin e Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Spitalin Klinik në Tetovë, nëna 30 vjeçare e të cilit ndërroi jetë gjatë lindjes, ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Foshnja ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme. Është pranuar në gjendje të rëndë në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, me vlera të ulëta të jetës. Ajo që konsiderohet e suksesshme është se në Tetovë është bërë gjithçka siç duhet, por për fat të keq foshnja ka qenë në gjendje të rëndë dhe ka ndërruar jetë”, thonë nga MSH, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Nëna e foshnjës, banore e Zhelinës, ka ndërruar jetë të premten, pasi është sjellur në Spitalin e Tetovës, në gjendje kur lindja kishte filluar.

Nga Spitali Klinik në Tetovë thanë se gruaja ka pasur tension të lartë dhe është sjellur në gjendje të rëndë. Mjekët pas rënies në koma të nënës, kanë tentuar ta reanimojnë por pa sukses./Telegrafi/

Vdes 30 vjeçarja shtatzënë në Tetovë, foshnja mbijeton
Lexo po ashtu Vdes 30 vjeçarja shtatzënë në Tetovë, foshnja mbijeton