LAJMI I FUNDIT:

Pas trazirave, parlamenti voton për kryeministrin e ri në Kazakistan

Pas trazirave, parlamenti voton për kryeministrin e ri në Kazakistan

Ligjvënësit e Kazakistanit kanë emëruar një kryeministër të ri, teksa sundimtarët e vendit kërkojnë të rivendosin rendin pas disa ditësh trazirash.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, parlamenti i vendit të Azisë Qendrore votoi të martën për Alikhan Smailov, njoftoi televizioni shtetëror.


Sipas raportit, Smailov tashmë kishte marrë postin përkohësisht, pas shkarkimit të qeverisë së vjetër një javë më parë.

Ndryshe, edhe presidenti Kassym-Jomart Tokayev kishte sugjeruar më parë Smailov për këtë detyrë.

“Rendi i plotë është rivendosur në Kazakistan. Kërcënimet për sigurinë e vendit janë shmangur”, tha Tokayev në një takim video të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), të cilën ai e kishte thirrur për të shuar trazirat.

Kazakistani, i cili kufizohet me Rusinë dhe Kinën, u përfshi nga trazirat për një javë, pasi protestat antiqeveritare u rritën nga pakënaqësia për rritjen e çmimeve të karburantit në pompat e benzinës në vendin e pasur me naftë dhe gaz.

Krahas demonstratave paqësore, pati edhe trazira të dhunshme, veçanërisht në metropolin e Almatit.

Tokayev shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, shkarkoi qeverinë dhe urdhëroi ushtrinë të qëllonte mbi demonstruesit pa paralajmërim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori