LAJMI I FUNDIT:

Pas tollovisë së sotme, policia vendos rrethoja të hekurta në oborrin e sallës “1 Tetori”

Pas tollovisë së sotme, policia vendos rrethoja të hekurta në oborrin e sallës “1 Tetori”

Pas tollovisë së madhe të krijuar në orët e paradites para sallës “1 Tetori” në Prishtinë, ku qytetarët pritnin për t’u vaksinuar, tashmë ka ndërhyrë Policia e Kosovës.

Policia përveç punëve primare në ofrimin e sigurisë, po vazhdon punën për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, ku tashmë ka vendosur rrethojat e hekurta për të krijuar radhët derisa qytetarët presin për t’u vaksinuar.


Një gjë të tillë e ka bërë të ditur edhe drejtuesi i zyrës për media i LVV-së, Arlind Manxhuka në një postim në Facebook ku ka publikuar edhe fotografitë nga oborri i sallës “1 Tetori”.

“Është vendosur ne kontroll pritja e qytetarëve në Sallën “1 tetori”, që presin të vaksinohen. Fotografia është bërë në orën 12:00”, ka shkruar Manxhuka./Telegrafi/