Përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës OVL e UÇK-së pas takimit me presidenten e vendit Vjosa Osmani thanë se do të shikojnë të gjitha rrugët ligjore që të parandalojnë hyrjen në fuqi të Ligjit për pagën minimale.

Kryetar i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari tha se do të mbajnë protesta që të bllokojnë punën e parlamentit të Kosovës.


362000546 665029338989670 8037658479645777954 n

Sipas tij, para presidentes i parashtruan kërkesat e tyre dhe siç tha Jashari presin nga Osmani që mos ta dekretojë ligjin.

“I dini qëndrimet e OVL e UÇK-së..Qëndrimi i përbashkët i joni është që të mbajmë protestë të bllokojmë tutje punët e parlamentit. I thamë çfarë kishim për t' thënë presidentes dhe i bëmë kërkesë që mos ta nënshkruaj një ligj të tillë i cili i diskriminon veteranët e luftës. Besoj që edhe në përputhje me ligjet për këto kategori ka plotë shkelje dhe ne i thamë që do t'i shfrytëzojmë të gjitha kompetencat si dhe do të bllokojmë punën e kuvendit. ...Këtu u shkel dinjiteti i kësaj kategorie....”, ka thënë Jashari.

Ai po ashtu tha se kërkesa jonë ishte që Osmani mos të dekretojë dhe mos të nënshkruaj ligjin.

"Presidentja ka kabinetin e saj dhe paanshëm kanë me i pa të gjitha ato. Nëse e nënshkruan një ligj 'do i vendosësh vetes një notë të keqe' ”, ka thënë Jashari.

Tutje ai potencoi se do të vazhdojë dhe me rrugë ligjore e me protesta për të parandaluar këtë padrejtësi.

Ndërsa, ushtruesi i detyrës së kryetari të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku bëri të ditur se protesta kundër Ligjit për pagën minimale do të mbahet më 26 korrik.

361843476 235513786061398 8469412146737262173 n

“E kemi paralajmëruar që më 26 do të kemi protestë atë ditë që do të mbahet seanca”, ka thënë Klinaku. /Telegrafi/