LAJMI I FUNDIT:

Pas takimit me Kurtin, deputetët shqiptarë e boshnjakë në Parlamentin serb priten nga ambasadori amerikan në Beograd

Pas takimit me Kurtin, deputetët shqiptarë e boshnjakë në Parlamentin serb priten nga ambasadori amerikan në Beograd

Përfaqësues politikë të komunitetit shqiptar e boshnjak në Parlamentin serb janë takuar këtë të premte me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill.

Deputetët boshnjakë, Enis Imamovic, Selma Kucevic dhe deputeti i vetëm shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, kanë biseduar me ambasadorin Hill rreth zhvillimeve politike rajonale dhe të drejtat e pakicave që ata përfaqësojnë.


Kurti takon boshnjakët dhe shqiptarët që jetojnë në Serbi, kërkojnë reciprocitet të të drejtave
Lexo po ashtu Kurti takon boshnjakët dhe shqiptarët që jetojnë në Serbi, kërkojnë reciprocitet të të drejtave

Lajmin për takimin dhe temat e diskutimit i ka bërë të ditura deputeti Kamberi, teksa ka thënë se SHBA-ja mbetet nxitësi kryesor i demokratizimit të rajonit.

“Në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës 🇺🇸 me E.T. Christopher R. Hill për të biseduar rreth zhvillimeve politike rajonale dhe të drejtat e pakicave që përfaqësojmë. SHBA mbetet nxitësi kryesor i demokratizimit të rajonit”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, tre deputetët në Kuvendin e Serbisë që pranojnë Kosovën e pavarur u pritën të shtunën e kaluar në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ata shprehën pakënaqësinë me statusin e boshnjakëve dhe shqiptarëve në Serbi, e posaçërisht në komunat e Novi Pazarit, Tutinit e Sjenicës në Sanxhak si dhe të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në Luginë.

Po ashtu, kërkuan reciprocitet të të drejtave me serbët në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori