LAJMI I FUNDIT:

Pas sulmit terrorist në veri, dialogu në qorrsokak – kërkohet riformatim i tij

Pas sulmit terrorist në veri, dialogu në qorrsokak – kërkohet riformatim i tij

Dialogu Kosovë-Serbi ka mbetur në qorrsokak pas sulmit terrorist më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, vlerësojnë në shoqërinë civile dhe analistë politikë. Sipas tyre, dialogu dhe marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit është kthyer përmbysë pas sulmit direkt ndaj sovranitetit dhe kushtetutshmërisë së Kosovës.

Ata thonë se dialogu duhet të vazhdojë pas sanksionimit të Serbisë nga bashkësia ndërkombëtare dhe kur të bëhet një riformatim i tij dhe të ndryshojë qasja e BE-së në dialog ndaj Kosovës.


Hulumtuesi në Grupin për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Arbër Fetahu thotë se pas zhvillimeve në veri nuk pret kthim të shpejtë në tavolinën e bisedimeve në dialog.

Ai kërkon nga institucionet e Kosovës të paraqesin kërkesat e qarta për rifillimin e dialogut pas sulmit të grupit të armatosur terrorist në veri, i cili sipas tij, ka qenë i mbështetur nga Serbia.

“Për çka duhet të negociojë Kosova pasi është kthyer përmbysë edhe marrëveshja e Ohrit dhe Brukselit. Tashmë ka kaluar përtej lobimit kundër Kosovës, pasi instancat e sigurisë së Serbisë apo format të tjera të bashkëpunimit kanë kaluar në sulm direkt ndaj sovranitetit dhe kushtetutshmërisë së Kosovës. Prandaj duhet të definohet formati, nëse vazhdohet së pari duhet të sanksionohet Serbia, duhet të ketë përgjegjësi të qartë për sulmin, për shkeljen e marrëveshjeve dhe duhet të krijohet një dialog i ri se për çfarë mund të përfitojë Kosova tutje, pasi po shihet se marrëveshja e Brukselit nuk po zbatohet… Nëse ndodh kthimi i shpejt në tavolinën e bisedimeve besoj që tri deri katër pika duhet të jenë të panegociueshme. Siç është përgjegjësia për sulmin e bërë, sanksionimi për veprimet dhe të hiqen nga tema e bisedimeve Asociacioni me kompetenca ekzekutive dhe autonomi të thellë territoriale”, thotë ai.

Ndërkaq, analisti politik, Seb Bytyçi thotë se pas sulmit terrorist në veri dialogu nuk mund të vazhdohet më njësojë sikur në të kaluarën.

Ai kërkon nga Bashkimi Evropian dhe ShBA-ja të ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës në dialog dhe të shohin vërtetë se cila palë është destruktive.

“Duhet të ketë një pauzë në dialog derisa të ketë një reagim zyrtar nga BE-ja dhe ShBA-ja që pritet të vjen pas përfundimit të hetimeve, ku përfshihen sanksione ndaj Serbisë për një veprim tejet destabilizues dhe thyerjes së besimit që iu është dhënë gjatë gjithë kësaj periudhe. Nuk mund të pritet një vazhdim i menjëhershëm i dialogut dhe dialogu nuk mund të vazhdojë siç ka vazhduar në të kaluarën… Më 24 shtator mund të thuhet se zyrtarisht ka dështuar projekti afatgjatë i joshjes së Serbisë larg Rusisë dhe drejt perëndimit. Rrjedhimisht duhet të rimendohet edhe imponimi i koncesioneve të Kosovës si pjesë e këtij projekti. Kjo gjithashtu nënkupton se nuk mund të vazhdohet me qasjen e njëjtë sikur deri tash, pasi nëse vazhdohet ashtu pas inkursionit terrorist të 24 shtatorit atëherë do të trimërohet Serbia edhe më shumë dhe ngjarja e ardhshme do të jetë edhe më e rëndë dhe pasoja më të mëdha destabilizuese”, thekson Bytyçi.

Më 24 shtator një grup i armatosur terrorist ka sulmuar Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe tre sulmues.

Në lidhje me ngjarjen, u arrestuan tetë persona, katër prej të cilëve u liruan në mungesë provash.

Në Bashkimin Evropian kanë thënë se do të presin hetimin e plotë përpara se të marrin ndonjë vendim për sulmin në Banjskë.

Po ashtu, pas sulmit në veri, zyrtarët ndërkombëtare, përfshirë emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka kërkuar rifillimin e shpejtë të dialogut./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori