eksperti-banner

Dje (e premte), Zvicra ka arritur të shënojë fitore ndaj Serbisë në rezultat 2-1, me dy super golat e shënuar nga Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Kjo ka mjaftuar që rrjetet sociale gjithandej të shpërthejnë me statuse krenarie të shqiptarëve, të cilët kanë qenë më të entuziazmuar se asnjëherë tjetër mbrëmë.


shqipja e1529697778138

Krenarë me dy futbollistët shqiptarë janë ndjerë edhe këngëtarët dhe figurat e shumta publike.

Disa prej tyre me të bërë postime në mbështetje të shqiptarëve, janë sharë dhe kanë marrë replika negative nga serbët.

Një rast i tillë është ai i Morena Tarakut, ku disa prej ndjekësve të saj serbë, kanë replikuar në storjen e saj në Instagram, duke e sharë modelen e njohur.

xher1

Ata duket të kenë përdorur fjalë të rënda fyese, gjersa Taraku ua ka kthyer, duke shkruar thjeshtë "RKS". /Telegrafi/

xher2