LAJMI I FUNDIT:

Pas shpalljes të pafajshëm të akuzuarve në rastin “Veteranët”, ish-prokurori Blakaj: Ashtu siç pritej edhe ndodhi!

Pas shpalljes të pafajshëm të akuzuarve në rastin “Veteranët”, ish-prokurori Blakaj: Ashtu siç pritej edhe ndodhi!

Sot Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur të pafajshëm 11 të akuzuarit në rastin e “Veteranëve”. Lidhur me këtë rast ka reaguar ish-prokurori i Prokurorisë Speciale Elez Blakaj, i cili e kishte trajtuar më pas këtë çështje, por që ishte larguar në SHBA për shkak të presionit politik.

Blakaj, përmes një postimi në Facebook, tha se ashtu siç pritej edhe ndodhi. Ai theksoi se në lidhje me rastin nuk janë parë e as dëgjuar as një për qind të provave materiale.


“Ashtu siç pritej edhe ndodhi! Në një proces gjyqësor ku publiku nuk ka parë e dëgjuar as 1% te provave materiale, duke e deformuar qëllimisht dhe në vazhdimësi rastin, e me avokat me “përvojë të jashtëzakonshme ushtarake” pothuajse nga të gjitha anët, rezultati nuk mund të ishte ndryshe, madje do të ishte naivitet po të prisja ndonje një vendim tjetër. Edhe një mundesi e humbur për t’ia kthyer dinjitetin veteranit të UÇK-së, pas një procesi të degraduar nga lakmiqar dhe tregtar votash, duke tentuar të mbahët peng e vërteta të cilën qytetari e din shumë mirë!”.

12 të akuzuarit në rastin “Veteranët” u shpallën të pafajshëm, njoftimi i plotë i Gjykatës Themelore  
Lexo po ashtu 12 të akuzuarit në rastin “Veteranët” u shpallën të pafajshëm, njoftimi i plotë i Gjykatës Themelore  

Postimi i plotë i Blakajt:

“Ashtu siç pritej edhe ndodhi!

Në një proces gjyqësor ku publiku nuk ka parë e dëgjuar as 1% te provave materiale, duke e deformuar qëllimisht dhe në vazhdimësi rastin, e me avokat me “përvojë të jashtëzakonshme ushtarake” pothuajse nga të gjitha anët, rezultati nuk mund të ishte ndryshe, madje do të ishte naivitet po të prisja ndonje një vendim tjetër. Edhe një mundesi e humbur për t’ia kthyer dinjitetin veteranit të UÇK-së, pas një procesi të degraduar nga lakmiqar dhe tregtar votash, duke tentuar të mbahët peng e vërteta të cilën qytetari e din shumë mirë!

Të nderuar qytetarë, miq e ju gazetarë të shumtë që keni shkruar, ky është një rast klasik me prova të qarta, bindëse, të rregullta e të paranueshme dhe me vëllimin më të madh të paraqitur ndonjëherë, të cilat saktë e provojnë veprën penale dhe fajësinë e të pandehurve të përfshirë në këtë rast, pavarsishtë përpjekjeve dhe ndihmës qe me improvizime të “pastrohen” nga kjo përgjegjësi, ani pse kundërmimi nga era e krimit u vie nga kilometra larg!

Si është e mundur që asnjë provë materiale e këtij rasti, e në veçanti asnjë audio-inçizim nuk rrjedhi në publik, në ndonjë portal apo gazetë, ashtu siç bënin në fillim të këtij procesi me fabrikimin dhe publikimin e listave, emrave e të dhënave personale, duke nxitur urrejtje të skajshme në adresën time për hetimin e këtij rastit, me qëllim që përgjegjësit të “amnestohen” dhe fshihën nga kjo përgjegjësi! Pse nuk ka asnjë rezultat për hetimin e atyre të cilët kanë orkestruar, ndihmuar, dhe publikuar kundërligjshëm te dhënat personale të mijëra personave, të cilët sot janë të rrezikuar sa herë që udhëtojnë në vendet fqinje! E po kjo për ironi ta kujton atë shprehjen e famshme “Nëse ke prova dërgoj në Prokurori”!!!

Publiku duhet të dijë, në veçanti veteranët e UÇK-së (Invalidi i luftës së UÇK–së, veterani luftëtarë, i internuari, pjesëtari, pjesëmarrës i luftës dhe ushtari i zhdukur (i pagjetur) i UÇK- së, se Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranit UÇK-së, jo vetëm qe nuk e ka përfunduar punën por edhe për atë pjesë të punës të deklaruar si të përfunduar është tallur me procesin!

Ashtu siç duhet ta dini:

– Se pas përfundimit të luftës janë krijuar brigada e njësi të reja të cilat nuk kanë ekzistuar gjatë luftës, e për të cilët befasohën edhe vet disa nga komandantët gjatë punës se komisionit qeveritar.

– Se ka qënë një garë në mes rajoneve se kush po bën më shumë veteranë luftetarë.

– Se është fituar statusi e veteranit luftetarë për çështje votash.

– Se si anëtaret e komisionit qeveritar kanë akuzuar dhe shprehur pakënaqësinë ndaj njëri tjetrit, se pjesë e listave për veteranë janë persona që se meritojnë si dhe ka persona të cilët kanë qënë pjesë e UDB-se (madje përmendën emra e mbiemra konkret).

– Se janë bërë invalid të UÇK-së edhe persona të cilët pas luftës janë lenduar në aktivitete të zakonshme civile.

– Se viktimat civile janë shpallur dëshmorë.

– Se janë tallë me procesin e ankesave dhe me tërë procesin në këtë fazë të verifikimit duke i injoruar plotësisht procedurat dhe ligjin, pavarsisht kundërshtimeve dhe dorëheqjeve nga disa anëtarë të komisionin qeveritar për këtë çështje.

– E poashtu këtë laramani, tretman dhe standard të ndryshëm gjatë verifikimit e konfirmojnë edhe vet të pandehurit në mbrojtjen e tyre gjatë hetimeve etj..!

Andaj qytetarë, miq dhe ju të ndëruar veteranë të UÇK-së, unë po i sfidoj publikishtë ish anëarët e Komisionin Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranit UÇK-së, nese kanë guxim dhe besojnë se janë të pastër, ti publikojnë audio-inçizimet e mbledhjeve të këtij komisioni, e atëherë do ta kuptoni se sa serioz kanë qënë me këtë përgjegjësi shtetërore, URDHËRONI !!!

Të gjitha mund të injorohën; edhe përpjekjet e atyre maskarenjëve e servileve të cilët për një grusht lekë dhe për përfitime të ulta ditore kanë tentuar ti japin ngjyrë tjetër procesit të hetimeve, mund të injorohen edhe shtytjet dhe përpjekjet e vazhdueshme për kërrcënime, e poashtu, shpifjet e ulta të shumë analfabetëve dhe mercenarëve të cilët kanë provuar ta njollosin familjën time në raport me UÇK-në, ani pse ushtarë të UÇK-së (Vllaznim Dreshaj, Zenun Gashi (hoxha), Kamer Dreshaj dhe Xhevdet Mehaj) strehoheshin në shtëpinë e familjës sime dhe unë u shërbeja si i mitur në atë kohë- kur pak kush guxonte ti strehonte, por ASNJEHERË, as unë e askush tjetër, nuk duhet injoruar faktin se në çfarë rreziku jemi duke rrëshqitur, duke krijuar kulturë dhe institucione – instrumente, të cilat u shërbejnë qëllimeve të individeve dhe grupeve të caktuara në vend se këto istitucione të jenë për të gjithë dhe në shërbim të të gjithëve!

Arsyetimi i gjykatës për lirimin e të akuzuarve në rastin e njohur “Veteranët”
Lexo po ashtu Arsyetimi i gjykatës për lirimin e të akuzuarve në rastin e njohur “Veteranët”

Ky proces i verifikimit dhe njohjes se statusit të veteranit të UÇK-së, i cili i ka vënë njollë të zezë njerës nga vlerat më të çmueshme të popullit shqiptarë për liri- UÇK-së, nxjerrë na pah edhe një të vërtetë, se persona të caktuar me sjelljet dhe veprimet e sotme po na tregojnë se kush kanë qënë dje! Andaj, nuk ka guxim dhe vyrtyt më të lartë se ta thuash dhe mbrosh të vërtetën. Duke e thënë të vërtetën e lartëson UÇK-në, e vërteta nuk ndryshon asnjeherë, as në kohë lufte e as në kohë paqje!

Gjithëmonë, nderim e përkulje për veprën e të gjithë atyre qe u flijuan dhe u sakrifikuan për Kosovën dhe PËR TË VERTËTËN, ndërsa respekt të veçantë për të gjitha ata që SOT mundin dhe sakrificën e të gjithë të rënve për liri e NDEROJNË DUKE RESPEKTUAR LIGJIN, sepse vetëm kështu bëhet Kosova për të cilën dëshmorët janë flijuar dhe jo me kukulla dhe iprovizime në shërbim të individëve dhe klaneve të caktuara, të cilët gjithmonë do gjykohën dhe jenë fajtor tek populli për këtë turp që po ja bëjnë popullit të vet!”, ka shkruar Blakaj.

Të gjithë të akuzuarit për rastin e njohur në opinion si “Veteranët” janë shpallur të pafajshëm të martën nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Përmes një komunikate Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ata janë liruar nga akuza pasi që “Gjykata nuk ka gjetur prova se të njëjtit kanë kryer veprën penale për të cilën janë akuzuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës”.

Prokuroria Speciale e Kosovës në vitin 2018, kishte ngritur aktakuzë, të cilën e kishte dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër 12 të pandehurve, për veprën penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’.

Në këtë rast, të akuzuar ishin ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, më pas Faik Fazliu, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Ata ishin akuzuar për kohën sa ishin pjesë e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Sipas aktakuzës së përgatitur nga ish-Prokurori Special, Elez Blakaj, personat e përfshirë akuzohen se prej vitit 2011 deri në vitin 2017, duke vepruar si anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së UÇK-së, kanë shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, duke tejkaluar kompetencat me dashje dhe duke mos i përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që të përfitojnë personat e tjerë në mënyrë të kundërligjshme.

Prokuroria e Shtetit kishte thënë se numri i përfituesve të jashtëligjshëm nga kjo kategori mund të jetë deri në 19 mijë persona. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori