LAJMI I FUNDIT:

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, këta janë hapat për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë se re (Infografikë)

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, këta janë hapat për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë se re (Infografikë)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura me 6 tetor të këtij viti. Kanë kaluar më shumë se një muaj dhe ende nuk kemi institucionet e reja të zgjedhuara.

Dy partitë që kanë dal të parat Lëvizja Vetëvendosje me 32 deputetë të zgjedhur në Kuvendin e ardhshëm dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 29 deputetë tashmë kanë mbajtur gjashtë takime për të përafruar programin qeverisës të udhëhequr nga këto dy subjekte politike.


Por, cilat janë hapat dhe procedurat për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga ana e KQZ-së.
Organizata joqeveritare që mes tjerash bënë edhe monitorimin e Kuvendit të Kosovës, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) përmes një infografike ka shpjeguar hapat drejt konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë.

Sipas KDI-së procedurat për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë nisin kështu:

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Presidenti thërret seancën konstituive të Kuvendit brenda 30 ditëve nga shpallja e rezultateve përfundimtare. Në seancën konstituive, konfirmohen (verifikohen) mandatet e deputetëve.

Pastaj Kuvendi konsiderohet i konstituar pas votimit të suksesshëm të kryetarit dhe nënkryetarëve të tij.

Në rastin tjetër sipas KDI-së, nëse presidenti nuk e thërret këtë seancë, ajo mund të thirret nga vet Kuvendi. Pas kësaj seanca e parë konstituive udhëhiqet nga deputeti më i vjetër dhe më i ri i Kuvendit.

Më pas kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjedhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Me shumicë të votave zgjedhen edhe tre nënkryetarët, të propozuar nga tri grupet më të mëdha parlamentare dhe dy nënkryetarë që përfaqësojnë komunitetet që nuk janë shumicë në Kuvend.

KDI ka shpjeguar edhe procedurat për formimin e Qeverisë.

Pas konstituimit të Kuvendit, Presidenti i propozon Kuvendit kandidatin për kryeministër. Kandidati për kryeministër, duhet ta paraqes përbërjen e kabinetit të tij qeverisës para Kuvendit të Kosovës brenda 15 ditës pas emërimit.

Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti obligohet që brenda 10 ditësh të emëroj kandidatin tjetër sipas të njëjtës procedurë.

Më pas propozimi për kandidatin për kryeministër bëhet në konsultim me subjektin politik që ka fituar më së shumti ulëse në Kuvend. Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Në rastin kur përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave nevojshme, atëherë Presidenti shpall zgjedhjet ku duhet të mbahen jo më vonë se dyzetë (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre.

Agnesa Haxhiu nga KDI  ka shpjeguar për Telegrafin se të gjitha këto procedura duhet të ndodhin pas shqyrtimit të të gjithave ankesave të subjekteve politike nga ana e PZAP-së dhe ankesave nga Gjykata Supreme.

“Sipas nenit 66 të Kushtetutës së Kosovës, brenda 30 ditëve pas shpalljes përfundimtare të rezultateve nga KQZ, presidenti duhet të thërras seancën konstituive të Kuvendit. Nëse Presidenti nuk e bën këtë, seanca mund të thirret nga vet Kuvendi.”, ka thënë Haxhiu për Telegrafin.

Haxhiu tutje ka theksuar se gjatë seancës konstituive duhet të verifikohen mandatet e deputetëve të legjislaturës së re, të bëhet betimit nga ana e tyre dhe më pastaj Kuvendi zgjedh Kryetarin dhe nënkryetarët e tij me ç’rast edhe konsiderohet Kuvendi i konstituar.

Ndryshe që nga dje kur u shpallën rezultatet, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka se deklaroi se subjektet dhe kandidatët kanë afat 24 orë të ankohen në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

E ky afat do të përfundoj sot në ora 10:00. Deri më tani në PZAP janë paraqitur 67 ankesa. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, Mulë Desku nga PZAP.

Ai ka treguar se 14 ankesa janë parashtruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, 1 nga Partia Demokratike e Kosovës, 2 nga koalicioni NISMA-AKR-PD, 42 nga Samostalna Liberalna Stranka, 1 nga Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës, 4 nga Partia Kosovskih Serba, 1 nga koalicioni VAKAT.
Sipas KQZ-së pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhjet e 6 tetorit ishte 44,72 për qind.

Ndërsa në bazë të rezultateve të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 220 mijë e 811 vota apo 26,159 për qind, LDK 206 mijë e 458 vota apo 23,458 për qind, PDK ka 178 mijë e 645 vota apo 21.163 për qind, AAK-PSD koalicioni 100 për qind Kosovë ka 96 mijë e 883 vota apo 11, 477 për qind, Lista Serbe 57 mijë e 15 vota apo 6.754 për qind, Nisma-AKR-PD 42 mijë e 72 vota apo 4.984 për qind./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Kalo në kategori