LAJMI I FUNDIT:

Pas shkëputjes së bashkëpunimit me AKR-në, LDK-ja në takim me VV-në

Pas shkëputjes së bashkëpunimit me AKR-në, LDK-ja në takim me VV-në

Pas shkëputjes së bashkëpunimit në mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Kosovë të Re (AKR), në kuadër të koalicionit LAA, sot pritet të zhvillohet takimi në mes të partisë së Mustafës dhe Lëvizjes Vetëvendosje (VV).

Burime të Telegrafit kanë thënë se në takimin e LDK-së më VV-së, partinë e Mustafës do ta përfaqësoj shefi i grupit parlamentar, Avdullah Hoti.


Ndryshe, sot nga ana e kreut të AKR-së, është paralajmëruar shkëputja e marrëveshjes në mes LDK-së dhe AKR-së, në kohën kur vazhdim seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, pritet të mbahet të enjten.

Para 10 ditëve në Kuvendin e Kosovës, ishte mbajtur seanca në të cilën përfaqësuesi i koalicionit PDK- AAK- Nisma (PAN), Enver Hoxhaj, kishte thënë në foltoren e legjislativit të vendit, se ata nuk i kanë numrat e mjaftueshëm për zgjedhjen e Kadri Veselit shef të këtij institucioni. /Telegrafi/