LAJMI I FUNDIT:

Pas sherrit plagoset me thikë 15-vjeçari

Pas sherrit plagoset me thikë 15-vjeçari

Një 15-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e të martës në Cërrik. Informacioni zyrtar i policisë bën të ditur se autor është një tjetër i mitur, vetëm 16 vjeç i cili është shpallur në kërkim.

Konflikti i çastit mes të miturve ka ndodhur në një lokal në “Visarion Xhuvani”. S. P, 15 vjeç nga Elbasani për motive të dobëta është qëlluar dy herë me thikë nga I. K., 16 vjeç. I mituri ndodhet në spitalin e Elbasanit në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.


Ndaj 16-vjeçarit në kërkim rëndojnë akuzat e vrasjes me dashje mbetur në tentativë dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta. /Telegrafi/